
Mësime IslameTregime Urtesie
Mos i trego askujt (tregim urtësie)
Një burrë i shkretëtirës duke ecur në shkretëtirë me devenë e tij e has një burrë që po vdiste nga etja. Burri i kishte kërkuar ujë për hir të Zotit. Ai kishte zbritur nga deveja dhe i kishte dhënë ujë. Burri që piu ujin e shtyu burrin e shkretëtirës, hipi në deve dhe filloi të ikë. Burri i shkretëtirës nga pas bërtiti:
“Në rregull, po ma vjedh devenë, mirëpo kam një lutje nga ti. Mos i trego askujt për këtë që ndodhi”.
Hajduti pa e kuptuar kërkesën u ndalë dhe e pyeti: “Përse”.
Njeriu i shkretëtirës iu përgjigj: “Nëse i tregon dikujt, kjo përhapet nga goja në gojë dhe më asnjëherë njerëzit e shkretëtirës, nuk ndalen t’i ndihmojnë atyre që kanë nevojë në shkretëtirë”.
Tregime nga Mesnevi-ja
Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj