
MIRËSITË E MUAJIT REXHEB DHE VEPRAT NË KËTË MUAJ
MIRËSITË E MUAJIT REXHEB DHE VEPRAT NË KËTË MUAJ
Kuptimi i fjalës REXHEB
Në gjuhën arabe, fjala ‘Rexheb’ është e përbërë nga tri bashkëtingëllore që janë: r, xh, b.
Dijetarë të njohur deklarojnë se këto germa kanë tri vlera simbolike: Germa “r” është germa e parë që gjendet tek fjala “rahmet”, që do të thotë “ mëshirë”. Germa “xh” është germa e parë e përdorur në fjalën “xhurm”, që do të thotë “krim”. Ndërsa “b” është germa e parë që gjendet tek fjala “berij”, që ka kuptimin “i pafajshëm”. Allahu (xh .sh) thotë: “O robi Im! Ti je fajtor, ke fajin e krimit e të gjynahut. Përderisa Unë jam Mëshirues, t’i kam falur e të kam bërë të pafajshëm. Pikërisht, për shkak të mosbindjes dhe gjynaheve të tua të kam dhuruar muajin Rexheb.”
Veprat në natën e parë të
Në natën e parë muajit Rexheb të këtij muaji është mirë të kryhen këto punë:
- Kur të shohë hënën e Rexhebit të thotë siç thoshte Pejgamberi (s. a. a): “O Zot, beko në Rexheb dhe në Shaban dhe na bëj që të arrijmë Ramazanin. O Zot, na ndihmo në agjërimin dhe namazin në këtë muaj. Na mbro gjuhën dhe të shikuarit. O Zot, mos na bëj që të marrim prej tij vetëm urinë dhe etjen.”
- Larja (gusli). Disa dijetarë transmetojnë se Pejgamberi (s. a. a.) ka thënë: “Cilido që e arrin muajin Rexheb dhe lahet në fillim të tij, në mes të tij dhe në fund të tij, ai person do të dalë nga ky muaj i pastruar nga gjynahet njësoj siç e ka lindur nëna e vet.”
- Të falë pas namazit të akshamit 20 rekate namaz dhe të lexojë në çdo rekat “Fatihanë” dhe suren “Ihlas.”
Veprat në ditën e parë të muajit Rexheb
- Agjërimi: Transmetohet se Nuhu (a. s) hipi në anije në këtë ditë dhe i urdhëroi ata që ishin me të që të agjërojnë. Cilido që agjëron këtë ditë, atij do t’i largohet zjarri sa një vit.
- Larja (gusli)
- Namaze dhe lutje.
- Lexim Kur’ani … etj.
Veprat e përgjithshme
- Agjërimi
- Të thuhet sa më shumë: estagfirull-llahe ve etube ilejhi.
- Të falen sa më shumë namaze.
- Të bëhet Umre-ja (vizita në Qabe).
- Përderisa, ky muaj është muaji në të cilin pranohen lutjet dhe pendimet, është mirë që çdo ditë të lutemi me lutjen e mëposhtme.
Ndodhitë historike në muajin Rexheb
- Nata Regaib
- Ditëlindja e Imam Aliut (r.a.), (13 Rexheb).
- Çlirimi i kalasë së Hajberit
- Vdekja e Hz. Zejneb, e bija e imam Aliut (v. 62, hixhri).
- 27 Rexheb, (sipas disa transmetimeve) dërgimi i Pejgamberit (s.a.a.)
- Israja dhe Miraxhi
Mirësitë e muajit Rexheb
Në një hadith të transmetuar nga nipi i Pejgamberit më të famshëm, H. Muhammed Mustafa (s.a.a.), Imam Hasani (Allahu qoftë i kënaqur me të), thuhet: “Në katër net të vitit, mëshira, falja, bujaria, mirësia dhe bereqetet e Allahut (xh. sh) bien si shiu në tokë. Janë me fat ata që e njohin dhe do ta njohin vlerën e këtyre netëve; Nata e parë e muajit Rexheb, Nata e quajtur Berae, Nata e festës së Ramazanit dhe Nata e festës së Kurbanit.”
Është mirë që, pas çdo namazi, në muajin Rexheb të këndohet kjo lutje:
“O Ti tek i cili shpresoj për çdo të mirë dhe i mbrohem zemërimit të Tij për çdo të keqe. O Ti që jep shumë për pak punë. O Ti që i jep atij që të kërkon. O Ti që për shkak të dashurisë dhe mëshirës i jep atij që nuk të kërkon dhe nuk të njeh. Më jep mua me lutjen që të bëj, të gjithë të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër dhe m’i largo me lutjen që të bëj të gjitha të këqijat e kësaj jete dhe të jetës tjetër sepse asgjë nuk pakësohet në ato që Ti jep dhe m’i shto mirësitë me mirësitë tuaja o Bujar, o Posedues i madhështisë dhe nderimit, o Posedues i begative dhe i mirësive, o Posedues i mirësisë dhe i bamirësisë. Ndaloja zjarrit mjekrën time. Me mëshirën tënde, O mëshiruesi i mëshiruesve.”
Nga libri “Lartësimi i Shpirti”