Edukim i FëmijeveKëshille e PytjePsikologji

Mësimi në një dhomë me televizor

Hyrje

  • “Televizori është një shërbëtor i mirë por edhe një pronar i keq”.

Para shumë vitesh, një profesor shkoi për vizitë familjare te një komshi. Fëmija i komshiut që shkonte në shkollën fillore, ishte në të njëjtën dhomë me ta. Televizori ishte ndezur dhe ai gjoja po studionte. Gjatë bisedës komshiu i tha profesorit: “Djali ynë është dobët në mësime. Çfarë na këshilloni të bëjmë?”

Profesori e pyeti nëse fëmija studionte gjithmonë në një dhomë ku gjendet televizori. Kur komshiu iu përgjigj “po”, profesori i tha: “Edhe unë po të isha në këtë dhomë, nuk do të mund të studioja”. Profesori e shihte kalimin nga një dhomë me televizor në një dhomë pa televizor si një lloj migrimi.

Televizori dhe familja

Në fakt televizori është një begati. Por, kur kjo “kuti magjike” përdoret pa kriter, ajo bëhet shumë e dëmshme. Në ditët e sotme televizori është kthyer për njerëzit në një “kuti mëkati”, apo një “mjet për të kaluar kohën”. Nëse kihet parasysh që edhe të rriturit e kanë të vështirë ta kontrollojnë televizorin, kuptohet lehtë nevoja për të mos ta lënë fëmijën vetëm me të.

Një nënë, e cila ia ka besuar fëmijën kësaj kutie për të mbaruar punët, nuk ka vepruar siç duhet. Rruga më e thjeshtë për ta kontrolluar shikimin e televizorit është ta hapësh atë kur fillon program që ke caktuar për ta parë, dhe ta mbyllësh kur ai të mbarojë. Përndryshe, kush ndryshon kanalet e televizorit për t’i ndjekur ato, pa e pasur mendjen, mund të bjerë “në kurth”.

Kur programi që ke zgjedhur të shohësh mbaron, bashkë me fëmijët është mirë të bëhet një shpjegim i këtij programi, gjë që rrit nivelin e inteligjencës dhe mundëson një vështrim të thellë të fëmijëve. Gjithashtu tërhiqet vëmendje për situatat e papërshtatshme gjatë programit dhe pengohet që e gabuara të merret për të drejtë. Për shembull, në një film mund të ketë skena ku pjesëtarët e familjes pinë pije alkoolike. Kur bëhet një vlerësim mbas mbarimit të filmit, duhet shpjeguar se pijet alkoolike nuk kanë të bëjnë as me fenë tonë dhe as me kulturën tonë.

Të ngjashme

Back to top button