
MESHKUJT JANË FËMIJË TË RRITUR
Në momentin kur njeriu është shumë i angazhuar me punë apo është i sëmurë ka nevojë që të kujdeset dikush për të. E përkujdesur, me dashurinë dhe kujdesin e saj, mund të ndihmojë në shërimin e të sëmurit. Meshkujt janë fëmijë të rritur. Ata ende kanë nevojë për një përkujdesje nëne. Kur mashkulli martohet, ai prej saj pret, në rast sëmundjeje dhe në problemet e tjera, të përkujdeset për të me një përkujdesje nëne.
E nderuara zonjë! Nëse bashkëshorti juaj sëmuret, kushtoni kujdes atij më tepër se sa rëndom. Shprehja dhembshurinë tuaj dhe tregohuni se jeni shumë e shqetësuar për shkak të sëmundjes së tij. Inkurajoni, plotësoni të gjitha kërkesat e tij dhe qetësoni fëmijët në mënyrë që të pushojë. Nëse e lyp mjekun apo ilaçe, mundësoni ato. Përgatitni ushqimin që ai e do e që i përgjigjet.
Pyete më shpesh për shëndetin. Insistoni që sa më tepër të qëndroni pranë krevatit të tij. Nëse ka dhembje dhe nuk mund të flejë, mundohuni sa më tepër të qëndroni pa gjumë pranë tij. Në momentin kur të zgjoheni, shkoni pranë tij. Pyete si është me shëndet. Nëse nuk ka fjetur atë natë, shprehni keqardhjen tuaj. Le të jetë dhoma e tij gjatë ditës e qetë. Përkujdesja juaj do t’i ndihmojë që sa më shpejt të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore. Ai do ta çmojë punën tuaj dhe do të ju dojë më tepër. Përveç kësaj, ai do të veprojë, gjithashtu në këtë mënyrë kur do të sëmureni ju.
Pejgamberi( s.a.a). thotë: ”Për gruan xhihadi (përpjekja e shenjtë në rrugë të Allahut) është të përkujdeset për burrin e saj”