IslamologjiMësime Islame

Mëshira e madhe e Allahut të Madhëruar

Mëshira e madhe e Allahut

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në lidhje me mëshirën e madhe të Allahut të Madhëruar ka thënë:

  • Në ditën e krijimit të qiejve dhe Tokës, Allahu i Lartësuar krijoi njëqind mëshira. Çdonjëra nga ato mëshira është sa madhësia ndërmjet Tokës dhe Qiellit. Pas kësaj një mëshirë e lëshoi në Tokë dhe me ndërmjetësimin e saj krijesat ndërmjet vete janë të mëshirshme; nëna ndien mëshirën ndaj fëmijës, zogjtë dhe kafshët e egra pinë ujë dhe krijesat jetojnë”.
  • Askush nuk do të hyjë në Xhenet, pos me mëshirën e Allahut. E pyetën: Madje as ti? I Dërguari tha: As edhe unë, pos nëse nuk më kaplon Allahu me mëshirën e Tij”.
  • Sikur ta dini madhësinë e mëshirës së Allahut, me siguri do të kishin besim tek Ai”.

Ndërsa Imam Zejnul-Abidini (paqja qoftë mbi të) rreth mëshirës së pakufishme të Allahut të Madhëruar ka thënë:

  • Nuk është për t’u çuditur për atë i cili ka shpëtuar, si ka shpëtuar, por është për t’u çuditur për atë i cili edhe krahas mëshirës së madhe të Allahut pëson!

(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 271-272)

Të ngjashme

Back to top button