IslamologjiKëshille e PytjeMësime IslamePër jetëSociologji

Më mirë i varfër e me nder, se i pasur e i nënçmuar (tregim)

Saadi Shirazi në librin “Gjylistani” thotë:

“Kanë qenë dy vëllezër, prej të cilëve njëri ishte i pasur, ndërsa tjetri dervish (i varfër). Njeriu i pasur ishte i punësuar në oborrin mbretëror, ndërsa dervishi ka qenë punëtor dhe ka ngrënë bukë që e fitonte nga duart e veta. Një ditë, vëllai i pasur i tha vëllai të tij dervish:

Pse edhe ti nuk shërben në mënyrë që t’i ikësh jetës së vështirë? Eja edhe ti të shërbesh në oborrin mbretëror që të çlirohesh nga kjo jetë e punëtorit, e nga prerja e drurëve dhe punëve tjera të rënda”.

Vëllai dervish u përgjigj:

Pse ti nuk punon në mënyrë që të çlirohesh nga shërbimi i nënçmuar? Ti mua po më thua pse nuk shërbej që të jem i çliruar nga vuajtja dhe vështirësitë, ndërkaq unë ty të pyes se pse ti nuk punon dhe nuk duron lodhjen dhe vështirësitë në mënyrë që të jesh i liruar nga shërbimi i nënçmuar? Një shërbim i këtillë, sado që të sjellë pasuri, me që është robërim dhe humbje lirie, e konsideroj vepër e nënçmuar”.

Madje tha: “Njerëzit e urtë kanë thënë që më mirë është të hash bukën, se sa të vësh rrip të artë dhe t’i shërbesh tjetrit”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 11)

Të ngjashme

Back to top button