Islamologji

Martesa e Ajshes me profetin s.a.v.a

LOGJIKA E DËSHMIVE TË HULUMTUARA

Rreth moshës së martesës së Ajshes me të Dërguarin, Muhamedin (pqmtf)
Në librin “El-Bidaja ve Nihaja” (“Fillimi dhe mbarimi”) të autorit Ibën Kethir, në
pjesën e katërt, në faqen 315, thuhet se Esma, vajza e Ebu Bekrit , ishte për 10 vjet më
e moshuar se motra e saj Ajsheja. Në të njëjtin libër thuhet se Esma, vajza e Ebu
Bekrit r.a. kishte kaluar në botën tjetër kur kishte 100 vjet, gjegjësisht në vitin 73
Hixhri. Në librin “El-Ealam” të Zrikliut, si dhe në shumë libra të tjerë të historisë së
Islamit, gjejmë një kronikë të ngjashme. Gjithashtu e dimë se i Dërguari (pqmtf) ishte
martuar me Ajshen në vitin e dytë Hixhri. Në bazë të kronikave të përmendura
përfundojmë si në vijim:

1. Nëse Esma ka vdekur në vitin 73 Hixhri, gjegjësisht në moshën 100 vjeçare,
kuptojmë se para Hixhrit Esma i kishte 27 vjet (100 vjet – 73 vjet të Hixhrit = 27 vjet
moshë të Esmas para Hixhrit).
2. Nëse tani më e dimë se Esma ishte 10 vjet më e moshuar se Ajsha përfundojmë se
Ajshja, para Hixhrit (dhe dy vite para se të martohej me të Dërguarin Muhamedin
(pqmtf) ) kishte 17 vjet.

Në bazë të këtyre dëshmive të paraqitura mund të konkludohet se me rastin e lidhjes
martesore me të Dërguarin Muhammedin (pqmtf), Ajsha i kishte pasur 19 vjet, e jo 9
vjet sa thuhet në disa transmetime. E gjithë kjo transmetuesi i rivajetit, qoftë nga
pakujdesia ose harresa, ka gabuar me 10 vite dallim në moshën e Ajshes.
Si njëra nga dëshmitë mbi atë se sa vite njëmend kishte Ajsha kur ishte martuar me të
Dërguarin Muhamedin (pqmtf) gjendet në librin “El-Marif” nga Ibën Kutejbe, në të
cilin thuhet se Ajshja ka vdekur në moshën 77 vjeçare, gjegjësisht në vitin 58 hHixhri.

Matematikisht kjo duket kështu: 77-58=19.
Me daljen në dritë të këtyre fakteve më në fund do t’ju mbyllet goja dashakeqëve të
cilët lidhur me këtë martesë kanë bërë komente nga më të ndryshmet, të cilat ishin
herë të turpshme e herë vetëm njollosësh, por për dallim nga rastet e tjera, për këtë
rast si burim shërbente përmbledhja e transmetimeve të haditheve të shkruar nga
Buhariu, libri i të cilit naivisht merret si shenjtëri e pakontestueshme.
Përgatitur nga Burim Moravica

Të ngjashme

Back to top button