KurioziteteShkence

Macet

Gjëja që huton shkencëtarët është sesi macet e mësojnë teknikën e kërcimit dhe madje, sesi ua kalojnë edhe lojtarëve më profesionistë në botë. Qëkur lindin, truri i maceve është parapajisur me programe të nevojshme, të cilat i bëjnë të afta ato të kërcejnë lirshëm dhe si profesioniste. Kjo është në kontradiktë me teorinë e zhvillimit dhe të rastësisë, të cilët e besojnë disa ateistë, sepse zhvillimi kurrë nuk mund t’i bënte kotelet të mësonin kur ende jan në mitrën e nënave të tyre.

Allahu i Gjithëfuqishëm thotë në Kuranin e Shenjtë: “Ai krijoi qiejt pa shtylla, që ju të mund t’i shihni. Ai vendosi në Tokë nga të gjitha gjallesat, Ne lëshojmë shi nga qielli dhe bëjmë të mbijnë në Tokë nga të gjitha llojet më të dobishme në qift. Kjo është vepër e krijimit të Allahut. Tani, më tregoni Mua se ç’krijuan ata të tjerët përveç Atij? Jo, asgjë. Pra, idhujtarët janë në një humbje të plotë”. (Surja Lukman, ajetet: 10-11)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 16, shtator/tetor 2015, fq. 49)

Të ngjashme

Back to top button