Du'a LutjeIslamologjiMësime IslamePër jetë

Lutjet e pesë gishtave

Hyrje

Në këtë shkrim përfshihen pesë lutje duke u bazuar në pesë gishtat e dorës, dhe secili gisht e ka domethënien e vet filozofike të lutjes.

Lutja e gishtit të madh

Gishti i madh është afër jush. Kështu që filloni lutjet për ata të cilët janë më të afërmit tuaj, sepse ata më lehtë mbahen mend. Të lutemi për të dashurit tanë është sikurse një detyrë e ëmbël.

Lutja e gishtit tregues

Gishti tjetër është gishti tregues. Lutuni për ata që na mësojnë, udhëzojnë dhe kujdesen për ne. Kjo përfshin: mësuesit, mjekët dhe udhëzuesit e fesë (predikuesit). Atyre u duhet mbështetje dhe mençuri drejtuar të tjerëve në rrugë të drejtë. Gjithmonë i kujtoni ata në lutjet tuaja.

Lutja e gishtit më të gjatë

Gishti tjetër është gishti më i gjatë. Na kujton udhëheqësit tanë. Lutuni për fenë tuaj dhe udhëheqësit që mendoni se janë në rrugë të drejtë. Këta njerëz i japin hije kombit dhe udhëheqin opinionin publik. Atyre u duhet udhëheqja e Allahut.

Lutja e gishtit të unazës

Gishti i katërt është gishti i unazës. Befasisht ky është gishti më i dobët, bile edhe mësuesi i pianos e vërteton këtë. Na kujton të lutemi për ata të cilët janë të dobët ose vuajnë. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja natë e ditë. Kurrë nuk është e mjaftueshme të lutesh për ta.

Lutja e gishtit të vogël

Së fundi, vjen gishti i vogël. Më i vogli nga të gjithë, ku mund të mbështetemi me Zotin e Plotfuqishëm dhe me të tjerët. Ky gisht duhet të ju përkujton të luteni për veten. Derisa luteni për të tjerët, për nevojat tuaja do të jeni në gjendje të luteni vetëm me përkujtim.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 17)

Të ngjashme

Back to top button