
Lutja pas çdo namazi
Lutja pas çdo namazi
ALLAHUM-ME SAL-LI A’LA MUHAM-MED VE ALIHI MUHAM-MED
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
Kërkoj mbrojtje për veten time, për fenë time, për familjen time,
për pasurinë time, për fëmijët e mi për motrat dhe vëllezërit e mi në fe,
për çdo furnizim që më ka dhënë Zoti im,
për përfundimet e punëve të mia dhe për cilindo që më prek mua
nga smira e veprimit të tij.
Për të gjitha këto kërkojë mbrojtje:
tek All-llahu, Njëshi, i Vetmi,
tek Ai që është qëllim mbështetjeje,
i Cili as nuk lind, e as nuk është i lindur
dhe i Cili nuk ka të ngjashëm.
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
- KUL HUVALL-LLAHU EHAD
- ALL-LLAHUS–SAMED
- LEM JELID VE LEM JULED
- VE LEM JEKUL-LEHU KUFUVEN EHAD.
Për të gjitha këto kërkoj:
Mbrojtje te Zoti i mëngjesit,
Prej të keqes së çdo krijese që Ai krijoi,
Prej së keqes së errësirës së fillimit të natës kur ajo errësohet plotësisht,
Prej të keqes së fryrësve në nyje të lidhura,
Prej të keqes së smirëkeqit kur vepron sipas smirës.
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
- KUL EU’DHU BIRAB-BIL-FELEK
- MIN SHER-RI MA HALEK
- VE MIN SHER-RI GASIKIN IDHA VEKAB
- VE MIN SHER-RIN–NEF-FATHATI FIL U’KAD
- VE MIN SHER-RI HASIDIN IDHA HASED.
Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve,
Sunduesi i njerëzve,
I Adhuruari i njerëzve prej të keqes së ngasjeve të djallit,
I cili fut ngasje në zemrat e njerëzve,
Qoftë ky prej xhinëve apo prej njerëzve.
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
- KUL EU’DHU BIRAB-BIN–NAS
- MALIKIN-NAS
- ILAHIN-NAS
- MIN SHER-RI-L VESVASIL HAN-NAS
- EL-LEDHI JUVESVISU FI SUDURIN-NAS,
- MINEL-XHIN-NETI VEN-NAS.
Pastaj thuhet tri herë,
“O Zoti im, kërkojë faljen Tënde, shëndet të plotë dhe mbrojtje në këtë botë dhe në botën tjetër nga gjërat e padëshiruara.”
ALLAHUM-ME SAL-LI A’LA MUHAM-MED VE ALIHI MUHAM-MED
“Lartësimi i shpirtit”, Përzgjedhje lutjesh nga libri “Çelësat e Xheneteve” f. 114, Tiranë 2007