Du'a LutjeIslamologjiKëshille e PytjeMësime Islame

Lutja e përditshme për plotësimin e dëshirave dhe nevojave tona

Dijetarët kanë shpjeguar se nga kushtet e pranimit të lutjes nuk mund të jetë vetëm leximi i lutjes (duasë), por, nevojtari duhet të insistojë në lutjen e tij gjersa të shohë se po i realizohet lutja. Prandaj duhet të veprojë disa nga këto veprime:

1. Pas namazit të sabahut thuaj shtatëdhjetë herë jā Fet-tāh që është emri i Allahut, që do të thotë: “O Zgjidhjedhënës!” (Pra lusim Allahun të na japë zgjidhje për punët apo dëshirat tona). (Në vend të atributit të Allahut jā Fet-tah mund ta lusim Zotin me ndonjë emër tjetër të Tij, në varësi të asaj çka na nevojitet neve, p.sh. jā Rez-zāk, që do të thotë: “O Furnizues” etj..)

2. Të këndosh vazhdimisht lutjen e mëposhtme, të cilën Pejgamberi (paqja qoftës mbi të dhe familjen e tij) ia mësoi njërit prej shokëve të vet, i cili ishte i sëmurë dhe i varfër. Por, nuk shkoi shumë dhe prej tij u largua sëmundja dhe varfëria. Ja dhe lutja:

Nuk ka mbrojtje dhe fuqi përveçse me Allahun;
Jam mbështetur në të Gjallin që nuk vdes.
Falënderimi e lavdërimi i takojnë vetëm Allahut,
i Cili nuk ka fëmijë;
për Atë nuk ka shok e ortak në sundim;
Ai nuk ka as ndonjë të afërt të pafuqishëm, dhe
vetëm Atë madhëroj me madhështime të shumta
”.

Apo në gjuhën arabe:

Lā havle ve lā kuv-vete il-lā bil-lāh;
Tevek-keltu ‘alel-haj-jil-ledh
ī lā jemūt.
Vel-hamdu lil-l
āhil-ledhī lem jet-tekhidh veleden,
Ve lem jekun leh
ū sherīkun fil-mulki,
Ve lem jekun lehu velij-ju minedh-dhul-li
Ve keb-birhu tekb
īrā”.*

3. Gjithashtu është mustehab (e pëlqyeshme) të bëhet edhe sexhdja e falënderimit. Nëse dëshiron dhe nuk je duke nxituar, thuaj njëqind herë me kokë në sexhde dhe me tespih në dorë, fjalën:

faleminderit, faleminderit”, apo në gjuhën arabe: “shukren shukren”, pastaj:

më fal, më fal”, ose në gjuhën arabe: “‘afven, ‘afven”, dhe në fund themi 3 herë:

faleminderit vetëm Allahut”, apo në gjuhën arabe: “el-hamdu lil-lāh”.

Duhet ta dimë se prej Pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), dhe Imamëve të Familjes së tij janë transmetuar shumë lloje të dhikreve (përmendjes së Allahut) dhe lutje të shumta që këndohen kur lind e kur perëndon dielli; madje janë të shumta ajetet e Kuranit Fisnik dhe hadithet e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) të cilat na nxisin të kemi dëshirë të lutemi në këto dy kohë.

* “Lartësimi i shpirtit”, përzgjedhje lutjesh nga libri “Çelësat e Xhenneteve”, botues “Flladi”, Tiranë 2007, fq. 138-141.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 41)

Të ngjashme

Back to top button