
LUTJA E DITËS SË PREMTE NGA IMAM SEXHADI (a.s.)
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.
Falënderimi e lavdërimi janë për Allahun fillimisht para krijimit e dhënies së jetës dhe së fundi pas zhdukjes; i Gjithëdituri që nuk e harron atë njeri që e përmend, e që nuk e lë mangët falënderimin për Ty. Zoti nuk e nxjerr duarbosh atë që i lutet Atij dhe nuk e pret shpresën atij që shpreson Atë.
O Zoti im! Unë besoj në ty dhe këtë e dëshmoj me Ty; -besoj ne të gjithë engjëjt e Tu; -dëshmoj për banorët e qiejve të Tu; -dëshmoj për mbartësit e Arshit Tënd, për profetët e të Dërguarit e Tu, të cilët Ti i dërgove; dëshmoj për të gjitha llojet e krijesave të Tua. Unë dëshmoj se me të vërtet, Ti je Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Teje, Ti je i Vetëm, Një, Ti nuk ke shok ortak e as të ngjashëm. Fjala e jote as nuk kundërshtohet e as nuk tjetërsohet.
O Zoti im! Më bëj të qëndrueshëm në fenë Tënde derisa Ti të më mbash gjallë. Mos e trondit zemrën time ku ti e ke udhëzuar atë në rrugën e drejtë! Më dhuro mua nga ana jote mëshirë; me të vërtet Ti je Dhuruesi i madh. Madhështo e dhuro paqe e shpëtim për Muhamedin dhe për familjen e Muhamedit!
Më bëjë mua prej ndjekësve e prej grupit të tij! Bëje mbarë për mua që ta falë namazin e xhumasë, të kryej edhe adhurimet e tjera që Ti më ke vënë detyrë! Pjesëto edhe për mua nga të mirat që Ti ke pjesëtuar për adhuruesit Ditën e Gjykimit, se më të vërtetë Ti je i fuqishmi, i Urti.
ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMED VE ALA ALI MUHAMMED
(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 27)