Du'a LutjeIslamologjiMësime Islame

LUTJA E DITËS SË ENJTE NGA IMAM SEXHADI (a.s.)

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.

Falënderimi e lavdërimi i takojnë vetëm Allahut, me fuqinë e Tij. Ai bëri të shkojë nata e errët dhe me mëshirën e tij solli ditën e bardhë. Ai më veshi mua me ndriçimin e ditës dhe unë jam në mirësitë e Tij.

O Zoti im! Ashtu siç bëre të jem në këtë ditë, bëj që të jem edhe në ditët e ngjashme me të! Madhëroje dhe dhuro paqe e shpëtim për Muhamedin dhe për familjen e tij! Në këtë ditë mos sill për mua dhimbje të forta e as në netët e në ditët e tjera, për shkak të kryerjes së punëve të ndaluara dhe të mëkateve. Më furnizo mua me të mirën e kësaj dite dhe me të mirën e ditës që vjen pas saj! Largoje prej meje të keqen e kësaj dite dhe të keqen e ditës që vjen pas saj!

O Zoti im! Me besën e Islamit kërkoj të arrij te Ti; me paprekshmërinë e Kuranit jam mbështetur në Ty; me Muhamed Mustafanë (paqja e shpëtimi i Allahut qoftë mbi të e mbi familjen e tij) kërkoj ndërmjetësimin pranë Teje.

O Zoti im, për të mirën time, kryeje në ditën e enjte pesë gjëra, të cilat nuk mund t’i kryej askush tjetër përveç bujarisë Tënde dhe të cilat nuk i mbanë dot asgjë tjetër përveç mirësisë Tënde: -shëndetin më të fuqishëm në bindje ndaj Teje, adhurim me të cilin të meritoj shpërblimin Tënd me të vyer; -bollëk në gjendjen që jam më furnizim hallall, me sigurinë Tënde me siguro mua në ato ku unë kam frikë dhe më ruaj mua në fortesën Tënde prej të papriturave të vështirësive të anktheve.

Madhëroje e dhuro paqe e shpëtim për Muhamedin dhe Ditën e Kiametit bëje afrimin tim me Muhamedin, me të vërtetë vetëm Ti je më i Mëshirshmi i Mëshiruesve.

ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMED VE ALA ALI MUHAMMED

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 27)

Të ngjashme

Back to top button