FakteIslamologjiKurioziteteShkence

Kurani i Shenjtë për hekurin

Kurani i Shenjtë na thotë se hekuri është zbritur në Tokë. Vetëm tani së voni, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë fakte që kanë të bëjnë me formimin e hekurit. Gjeologët mendojnë se tërë energjia e sistemit tonë diellor nuk mjafton të prodhojë as edhe një atom hekuri. Për më tepër, ata pohojnë se do të duhej 4 herë më shumë energji se sa ajo e sistemit tonë diellor për të bërë një aton hekur në sipërfaqen e Tokës.

Kështu, gjeologët vijnë në përfundimin se hekuri është lëndë jashtëtokësore që është zbritur në Tokë nga ndonjë planet tjetër. Kush përveç Allahut mund të ketë dije kaq absolute? Kush përveç Allahut mund ta bënte këtë veprim, domethënë të dërgonte në Tokë hekur, çka i tejkalon të gjitha nivelet e dijes dhe të forces njerëzore. Sigurisht, askush nuk mund ta mëtoj këtë. Allahu në Kuranin e Shenjtë thotë:

Ne i dërguam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur tek Allahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se Allahu është i Fuqishëm, Mbizotërues”. (Surja el-Hadid, ajeti 25)

Autor: Dr. Marshall Johnson

(Revista “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 13-14)

Të ngjashme

Back to top button