
Përgatiti: Akademik Enes Karić
- Letra e ‘Abduhū-së dërguar Tolstoĭt
Tash është koha të citojmë përkthimin e letrës së ʽAbduhū-së Tolstoĭt (letra në origjinal në arabisht gjendet e depozituar në muzeun e Tolstoĭt në Moskë).
“Ain Shams të Kajros, Egjipt, 8 prill, viti 1904
Filozofit të famshëm Lev Tolstoĭt,
Ndonëse nuk e kam atë kënaqësi që personalisht të njoftohem me ty, unë nuk jam pa njohuri rreth shpirtit tënd; drita e mendimeve tuaja na ka ndriçuar, dhe në qiejt tanë shndritën (ngrohën) diejt e ideve tuaja, duke krijuar lidhjen e miqësisë ndërmjet shpirtrave të arsyeshëm këtu dhe shpirtit tënd. Zoti të udhëzoi në dije rreth fshehtësisë së asaj natyrshmërie esenciale të lindur në harmoni të së cilës Ai e formësoi njeriun, dhe të tregoi qëllimin përballë të cilit Ai e drejtoi gjininë njerëzore. E ti ke kuptuar atë që njeriu ka hyrë në ekzistencën e tanishme që të rritet me dije, dhe që të mund të mbledh frytet me punën e vet, që fryti i tij të jetë me lodhjen e cila sjell uri shpirtit të tij, dhe të jetë me mundin me të cilin mbijeton dhe zhvillohet gjinia e tij njerëzore.
Ti ke shijuar fatkeqësinë e cila godet njerëzit kur shmangen prej ligjeve të natyrës, e kur përdorin ato forcat e veta të epura atyre, zakonisht që të sigurojnë fatin e vet, në mënyrën e cila shqetëson harmoninë e tyre, lëkund paqen e tyre. Ti me shikim të mprehtë pe religjionin, me shikimin i cili shqeu vellot e traditës [inerte]. Me atë shikim erdhe deri te të vërtetat bazike rreth Njëshmërisë së Zotit. Ti e ngrite zërin që të thërrasësh njerëzit në atë çfarë Zoti të udhëzoi, dhe ti dole para tyre me veprën e vet [të mirë] për t’i kthyer që ta bëjnë.
Dhe sikurse me fjalët e veta që udhëhoqe mendjet e tyre, ashtu me veprat e veta thellove në ta vendimet e forta dhe qëllimet e mëdha. Sikurse idetë e tua ishin dritë që të kthehen ata që devijuan, ashtu edhe shembulli yt në vepër është model të cilin duhet ta imitojnë gjurmues për të vërtetën. Dhe sikurse ekzistenca jote [mënyra se si jeton] është qortim për të pasurit nga Zoti, ashtu ajo është ndihmë e kujdesit Hyjnor ndaj të varfërve. Me të vërtetë, lavdinë më të madhe që arrite, shpërblimin më të madh të cilin ke fituar për mundin vetë sakrifikues në dhënien e këshillave dhe udhëzimeve, është ajo që ata e quajnë Shkishërim dhe Dëbim. Ajo në çfarë të ekspozuan prijësit religjioz, nuk është gjë tjetër pos pranimi i tyre që ia shpallën botës se ti nuk u takon atyre njerëzve të cilët u qasën përmes devijimit. Falënderohu Zotit që ata u ndanë prej teje me fjalët e veta, sikurse edhe i ke lëshuar në dogmat dhe veprat e tyre. Kaq [me këtë rast], me të vërtetë shpirtrat tanë janë në pritje padurim të asaj se çfarë do të pasojë e re prej pendës tënde në ditët e ardhshme të jetës tënde, lusim Zotin që të bëjë jetëgjatë dhe ta ruajë fuqinë tënde. Zoti le t’i hap dyert e zemrave njerëzore që ta kuptojnë atë çfarë u tregon. Zoti le t’i inkurajojë shpirtrat e tyre që të imitojnë në veprat e tua. Të fala [Selam].
Muftiu i provincës së Egjiptit
Muhammed ʽAbduhū
Nëse filozofi më bën nder të më përgjigjet, le të jetë në frëngjisht, të vetmen gjuhë evropiane të cilën e njoh.
Muhammed”.
Sikurse shihet prej letrës së Muhammed ‘Abduhū-së, shumë vepra, idetë dhe pikëpamjet të Lev Nikoláevič Tolstoĭt atij i ishin të njohura, dhe prej tij jashtëzakonisht të respektuara. Prej letrës së theksuar shihet menjëherë si muftiu ‘Abduhū lavdëroi veprat e Tolstoĭt, i krahasoi me “dritën e diellit”, por barazisht ashtu lavdëroi edhe mësimet sociale të Tolstoĭt. Gjegjësisht, Tolstoĭ si njeriu i pasur dhe konti rus, përpiqej për çlirimin e bujkrobërve. Për atë muftiu ‘Abduhū në letër dëshmoi që “mënyra se si jeton Tolstoí vetvetiu është qortim për pasanikët”. Poenta e tretë në letër e cila shihet qartë, është vendimi i Kishës ortodokse ruse që Tolstoĭn ta dëbojë. Muftiu ‘Abduhū si modernist i cili ishte kundër autoriteteve sklerotike dhe tradicionale, i drejtohet Tolstoĭt se me këtë i është bërë nder. Më në fund e gjithë letra e muftiut ‘Abduhū është përshkruar me një referim të hapur të përgjithshëm njerëzor të monoteizmit për të cilin beson se ai është religjioni i vërtetë apo esencial në të cilin të gjithë besimtarët dhe njerëzit mund ta njohin, gjejnë dhe dëshmojnë. Gjithashtu, në letrën e vet muftiu ‘Abduhū referohet edhe në “ligjin e natyrës”, sipas së cilës shihet se ai është edukator dhe reformist islam i cili konsideron që “ligji i natyrës” nuk mund të jetë në kundërshtim me “ligjin e Librit të Zotit”. Llojin e tillë të racionalizimit (ose “natyralizimit”) të religjionit e shohim edhe te shumë reformatorë tjerë islam, p.sh.: në mësimet e Sayyed Ahmād Khān-it (1817-1898) në Indi.
Përktheu nga gjuha boshnjake: Behrim Jusufi
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 14-15)