
HistoriIslamologjiMësime Islame
KEUTHER (poezi)
Qielli i lartësuar të ka falur kaltërsinë
Si fëmijë i bekuar të lindë me hyri
Katër femra nga Xhenneti të sollën në dunja
Asija, motra e Musasë, Sara, Merjemja nëna e Isasë.
Lum i pashtershëm më trego
Ku e ke fillimin dhe fundi ku zbarkon
Mos vallë uji Zemzem është burimi yt në dunja
E shtegton në Ahiret me hyri e djelmosha në pa dert.
Prandaj të ka emëruar Zoti ty
Me emrin Keuther
Që i bashkon të dashuruarit
Atje në Xhennet përherë
Me sy të lodhur e kërkoj pa uzdajë.
Marrë nga libri: “Eja Shpejt“, autore: Ikballe Berisha Huduti, shtëpia botuese “Dielli Pas Reve“, Prishtinë, maj 2015, fq. 40.
Huazuar nga sajti personal i autores.