
Këshilla psikologjike për prindër
SI MUND TI NDIHMOJ FËMIUT TIM
Dërgo fëmijën në vende ku ka fëmijë tjerë.
Jepi kohë ,vend dhe mundësi të luaj.
Mëso fëmijën të pret në radhë dhe ti shkëmbej lodrat me të tjerët
Foli nëse fëmija sillet në mënyrë agresive apo i ngacmon të tjerët
Mëso fëmijën të shpreh me fjalë hidhërimin dhe dëshpërimin
ÇFARË MUND TË BËJ ME FËMIJËN TIM
Shikoji dhe lexoji libra e tyre e pastaj i bashkëbisedo për ato.
Mësoj vjersha në gjuhën amtare, tregime, këngë dhe përralla
Tregoj për farefisin për vendlindjen dhe për gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën
Bisedo për ndodhitë e ditës hobit dhe për shokët e fëmijës.
Dërgo fëmijën që të vizitoj vende të ndryshme: në muze, qytet, fshat, kopsht zoologjik, bibliotekë etj.
Punët shtëpiake, p. sh përgatitni ushqim, gatuani ose edhe pastroni së bashku
Ushtroj talentin e dorës, p. sh mbajtjen e lapsit në dorë dhe përdorimin e gërshërëve
Gjithashtu bisedo me fëmijën për të gjitha çfarë bëni dhe çfarë po shihni, kështu fëmija vazhdimisht mëson gjëra dhe fjalë të reja
NË ÇFARË MËNYRE BABAI MERR PJESË NË EDUKIM
Kalo kohën me fëmijën duke luajtur, duke i mësuar gjëra dhe tregime të ndryshme
Ndihmo në kryerjen e detyrave dhe e mbikëqyrë vijimin e mësimit.
Përcjelli dhe merr pjesë në hobit e ndryshëm të fëmijës
Ndaji punët barabartë me gruan
Jepi mundësi që edhe gruaja të ketë kohë për vetveten
SI TË NDIHMOHET FËMIJA GJATË SHKOLLIMIT
Rregulloja fëmijës tavolinën e punës të përshtatshme që ti kryej detyrat e shtëpisë.
Pyet çdo ditë çka keni mësuar në shkollë si dhe çfarë ka ndodhë gjatë pushimeve.
Kontrollo a janë kryer detyrat; kërko nga fëmija të tregoj se çka ka mësuar
Nëse nuk mundesh ta ndihmosh fëmijën me detyrat, kërko ndihmë nga prindërit tjerë
Krijo rrethin që të ndihmon për ti zgjidhë këto detyra
Kontakto vazhdimisht me mësuesin gjithashtu merr pjesë në mbledhjet e
SI TA NDIHMOJMË TË RIUN TË RRITET
Jepi urdhër të qartë p.sh. për kohën kur duhet të kthehet në shtëpi, për mos përdorimin e drogave etj.
Trego, argumento cilat veprime janë të drejta dhe cilat jo.
Bisedo shpesh si është, si kalon në shkollë dhe me shokë.
Bisedo në lidhje me moshën e pubertetit p.sh mund të tregosh përvojat tuaja të rinisë
Ju duhet të jeni të njoftuar çfarë është jeta e të rinjve në Kosovë
Bisedoni së bashku se çfarë mendon të bëjë kur te kryhet shkolla, cili profesion mund te jetë i përshtatshëm për të ardhmen.
Bisedo edhe me prindërit tjerë për rritjen e zhvillimin e të rinjve në Kosovë.
Përgatiti Msc. Psikologu: Petrit Thaqi