AktualiteteMësime IslameSociologji

Këshilla për Ramazanin nga libri “ Dhuratë mendjeve”

 

Këshilla për Ramazanin nga

libri “ Dhuratë mendjeve”

 

Është vepër e pëlqyer kryerja e marrëdhënieve seksuale me gruan gjatë natës së parë të Ramazanit, sepse Allahu Teala në Kuran na thotë “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja” (Bekare, 187).

********************************.

 

Kur të afrohet muaji i Ramazanit, nuk i ka hije robit të niset për në rrugë, sepse Allahu Teala thotë: “E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë” (Bekare, 185)

***************************************:

 

“Allahu krijoi shtatë qiej dhe shtatë toka. Njerëzit dhe xhinët i krijoi prej “shtatë”-shes. Natën e Kadrit duhet të kërkosh nga netët prej natës  së 23-të, deri te nata e 27 e Ramazanit”.

**************************************************

 

– Agjërimi i muajit të Ramazanit; është një mburojë e sigurt;

***************************************************************

 

Në ditën e Fitër Bajramit, Imam Hasani (a.s.) ishte duke kaluar para një grupi të njerëzve që ishin duke qeshur e zbavitur. Përnjëherë, u ndal dhe u tha: “Allahu i lartësuar ka falur muajin e Ramazanit si fushë garuese për krijesat e Tij. Dhe, ata garojnë përmes nënshtrimit në drejtim të kënaqësisë së Tij. Një grup prej tyre kalon përpara dhe e arrin lumturinë, dhe një grup mbetet mbrapa dhe i privuar. Me të vërtetë është çuditëse gjendja e atyre që qeshin e zbaviten në ditën kur zotëruesit e punëve të mira e arrijnë shpërblimin ndërsa ata që janë drejtuar kah e pavërteta e arrijnë humbjen. Betohem në Allahun, se sikur të ishte ngritur perdja para syve, do të kishit vërejtur se si ata që kanë kryer vepra të mira janë të zënë me të mirat e tyre dhe ata që kryejnë vepra të këqija janë zënë prej punëve të këqija”.

*****************************************************************.

 

Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: “Muaji i Shabanit është muaji im, Ramazani është muaji i Allahut”. Agjërimet e lëshuara të Muajit Ramazan mund të mos kompensohen përnjëherë të gjithë.

************************************************************.

 

Larja e trupit (gusull) është detyrim (farz) mbas aktit seksual, mbas daljes së spermës në gjumë, mbas pastrimit mujor te femrat dhe trupit të të vdekurit mbas vdekjes. Ndërsa gusulli traditë (sunnet) është për ditën e premte, bajramin e kurbanit dhe të fitrit, gjatë hyrjes në Meke dhe Medine, pastaj gusulli i vizitës, ihramit (veshja e haxhilerëve), ditës së Arefes, ditës së parë, nëntëmbëdhjetë, njëzetenjëtë dhe njëzetetretë të muajit të Ramazanit.

 

******************************************************.

 

 

Tekbiret e Kurban Bajramit lexohen prej namazit të drekës, të ditës së parë deri në dhjetë namaze (farz) tjera me rend. Ndërsa, tekbiret e Bajramit të Ramazanit lexohen prej Natës së Bajramit deri në pesë namaze tjera farz.

 

 

 

 

Marrë nga libri  “Dhuratë Mendjeve “

Të ngjashme

Back to top button