
Këshilla për lumturinë bashkëshortore (5)
Allahu i Madhëruar nuk e aprovon beqarinë
Nëse djali i ri, i cili ka mundësi të martohet dhe nuk martohet, apo vajza që synon martesën dhe e refuzon fejesën duke u justifikuar se akoma nuk ka ardhur koha e duhur, mendoj se ata të dy nuk janë të sinqertë për lidhjen e tyre, apo në atë çfarë thonë. Nuk ka asgjë të keqe nëse dy të rinjtë vlerësojnë instiktet e tyre seksuale dhe gjithashtu të përpiqen t’ia drejtojnë pyetjen Pejgamberit të tyre më të nderuar, Muhamed ibn Abdullahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) që ai t’u përgjigjet atyre në mënyrë të qartë: “Martesa, (nikahu), është tradita, syneti im dhe ai që largohet nga tradita ime, nuk është prej meje”.
Allahu i Madhëruar nuk e aprovon dhe nuk e pëlqen burrin beqar dhe gruan beqare e në mënyrë të veçantë të rinjtë, të cilët nuk janë martuar. Allahu i Madhëruar e do shumë jetën sociale. Në pikëpamjen islame nuk lejohet që njeriu ta kalojë jetën e tij i vetmuar, sepse do të jetë si krijesë e huaj në strukturën njerëzore. Islami dëshiron që familja të jetë qeliza e vërtetë e shoqërisë dhe jo individ i vetmuar.
Autor: Prof. Dr. Ali Khamenei
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 46)