
Këshilla për lumturinë bashkëshortore (3)
Metodologjia e Islamit është më e mira
Edhe te krishterët, edhe te çifutët si dhe në fe të tjera ka kritere për martesën, por në forma të tjera, kurse Islami e ka plotësuar, e ka kompletuar këtë gjë dhe i ka konsideruar ata të dy (d.m.th. burrin dhe gruan), bashkëshortë dhe fëmijët e atyre të dyve i ka konsideruar të ligjshëm. Mënyra e martesës në Islam është ndër më të mirat se çdo mënyrë që gjendet te popujt dhe te fetë e tjera, qoftë në premisat e saj, apo në parimet e saj apo në vazhdimësinë e saj. Të gjitha këto janë caktuar sipas interesit dhe dobisë së njeriut.
Martesat e kryera sipas udhëzimeve të feve të tjera ne i respektojmë dhe i vlerësojmë. Pra ato lidhje martesore që bëhen nëpër kisha, apo sinagoga, apo martesat te çdo popull, sido që të jetë bërë martesa, ne nuk i mendojmë si të pavlera. Mirëpo udhëzimet që ka përcaktuar Islami për lidhjen martesore janë më të mirat, sepse Islami ka konfirmuar dhe ka garantuar se edhe burri, edhe gruaja kanë të drejta të njëjta në martesë. Në Islam ka etikë në sjellje dhe në marrëdhëniet intime mes bashkëshortëve. Veçanërisht, Islami thekson se martesa e ndërtuar mbi parime të tilla të shëndosha është rrënja e një familjeje të shëndetshme. Parimi bazë në Islam është vazhdimësia e familjes dhe lumturia e saj.
Autor: Prof. Dr. Ali Khamenei
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 44-45)