
Këshilla për lumturinë bashkëshortore (2)
Martesa është një nga vlerat e Islamit
Pikëpamja islame buron nga Libri i Allahut të Lartësuar dhe tradita e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), prandaj ajo sjell argumente të qarta për nxitjen dhe inkurajimin e ndërtimit të një familjeje të shëndoshë. Pikëpamja islame i jep martesës një pozitë të pashembullt. Për këtë Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Nuk është ndërtuar një ndërtesë më e dashur tek Allahu i Madhëruar sesa martesa”.
Tema esenciale dhe e parë është martesa, të cilën Allahu i Madhëruar e ka bërë traditë. Këtë martesë e pason natyrshmëria, e cila është një nga mirësitë dhe sekretet e Zotit si dhe një nga fenomenet prej së cilës nuk mund të distancohesh në jetën njerëzore. Allahu i Madhëruar mund t’i braktiste njerëzit dhe t’i linte të iknin, të martoheshin e të mos gjykoheshin për atë që bënin, por i Lartësuari e ka konsideruar martesën si një prej vlerave dhe virtyteve më të çmuara. I Lartësuari thotë se ai që nuk martohet i ka humbur plotësisht ato vlera.
Autor: Prof. Dr. Ali Khamenei
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 44-45)