IslamologjiTregime Urtesie

KËPUCËT E VJETRA

Tregim shumë domethënës

Një ditë prej ditëve një dijetar po shëtiste me një nga nxënësit e tij në një prej fushave të mbjella. Gjatë shëtitjes vunë re një palë këpucë të vjetra. Kur i panë menjëherë u shkoi mendja se ato këpucë ishin të një personi, i cili punonte në një nga parcelat e mbjella.

Nxënësi i tha dijetarit: Si mendon sikur të bëjmë një shaka me këtë punëtorin duke ia fshehur këpucët dhe të shohim reagimin e tij?!
Dijetari iu përgjigj: Asnjëherë nuk duhet të argëtojmë vetat tona duke mërzitur të tjerët. O biri im. Ti je i pasur dhe ke mundësi që ta lumturosh veten tënde dhe atë të varfër.

Nxënësi i tha: E si të veproj?
Dijetari i tha: Në çdo këpucë vendos nga një monedhë. Ne do të fshihemi dhe do të shohim reagimin e tij kur të shohë monedhat.
Nxënësit i pëlqeu propozimi i dijetarit. Ai vendosi në çdo këpucë një monedhë. Pas kësaj ai dhe dijetari u fshehën pas një shkurreje për të parë reagimin e të varfërit.

Pas pak erdhi i varfëri për të marrë këpucët. Papritmas ai u befasua kur futi këmbën në këpucë sepse diçka gjendej në të (këpucë). Nxorri këmbën dhe pa se brenda në këpucë gjendej një monedhë. Shikoi këmbën në këpucën tjetër përsëri në të gjeti një monedhë tjetër. Ai po i shihte me habi monedhat dhe i dukej sikur po shihte ëndërr. Hodhi një vështrim rreth e qark dhe nuk pa asnjë njeri. Ai i futi monedhat në xhep. Pastaj u ul në gjunë dhe vështroi drejt qiellit dhe me zë të lartë filloi të thotë: “O Zoti im. Ty të falënderoj. Ti e di që gruaja ime është e sëmurë dhe fëmijtë e mi janë të uritur dhe nuk kanë bukë për të ngrënë. Të falënderoj o Zot që më shpëtove mua dhe familjen time nga vdekja! I varfëri filloi të qajë dhe shikimin nuk e ulte nga qielli duke e falënderuar Allahun për këtë dhuratë bujare.

Kur nxënësi reagimin e të varfërit, u ndikua shumë dhe sytë e tij filluan të lotojnë.
Në këtë moment dijetari i tha: A nuk je më i lumtur tani se sa kur t’ia fshije atij këpucët?

Nxënësi iu përgjigj: Unë mësova një mësim që kurrë nuk do ta harroj. Tani e mësova më së miri kuptimin e thënies:” Kur jep je më i lumtur kur merr”.
Dijetari i tha: Bamirësia është disa llojesh o biri im: Falja e tjetrit është bamirrësi. Të lutesh për vëllanë tënd është bamirësi. Pranimi i ndjesës dhe të mos mendosh keq për vëllanë tënd është bamirësi. Ruajtja e vëllait tënd në mospraninë e tij është bamirësi./shoqata flladi/.

 

Të ngjashme

Back to top button