
Këshille e PytjeTregime Urtesie
Këndimi i Kuranit me zë të çirrur
Rrëfenjë këshilluese
Njëri, që kishte zë shumë të keq, po këndonte Kuran, duke u çirrur, sa kishte në kokë. Një njeri i mirë, që kaloi afër tij, i tha:
– “Ç’rrogë të paguajnë për këtë punë?”
– “Asnjë ovull” – u përgjigj njeriu me të keq.
– “Asohere, – vazhdoi i miri, – pse i jep vetes kaq mundim?”
– “Për hir të Zotit” – u përgjigj ai.
– “Po të jetë kështu, edhe unë të them: për hir të Zotit, mos këndo!”
“Ti fenë islame e bën katran
po të këndosh kështu Kuran”.
(Saadi Shirazi, poet persian, 1210-1292)
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 31)