
Katër këshilla mbi ilaçet që i përdorin agjëruesit me sëmundje të zemrës
Katër këshillat mbi ilaçet që i përdorin agjëruesit me sëmundje të zemrës janë:
1. Ilaçet si enalaprili dhe digoksina, në rast se përdoren në mëngjes kanë efekte më të mira, prandaj përdorimi i tyre gjatë syfyrit është tepër i dobishëm.
2. Përdorimi i kokrrës diltiazem, ka efekte më të mira në mbrëmje, prandaj është më mirë të përdoret pas iftarit.
3. Në rast të përdorimit të kokrrave nën gjuhë (nitroglicerinë, që përdoret gjatë atakut në zemër), që konsumohen kryesisht në orët e ditës dhe gjatë agjërimit, nga aspekti fetar ekzistojnë pikëpamje të ndryshme të dijetarëve fetarë.
4. Të keni parasysh përzierjen e ilaçeve me ushqimin. Duke qenë se koha e iftarit, darkës dhe syfyrit është e shkurtër, ekziston mundësia që disa ilaçe të përzihen me ushqimin. P.sh. efekti i digoksinës që përdoret për çrregullimet e zemrës dhe i verapamil dhe propranolol, ndryshojnë shumë gjatë përzierjes me ushqimin.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 26-27.