
KARRIERA E GRUAS
Secili e kalon kohën e tij në mënyrën e vet. Disa gra kohën e lirë e harxhojnë kot. Ato vetëm shëtisin rrugëve ose kërkojnë gra me të cilat do të llafosin. Në të shumtën e rasteve, ajo bisedë që bëjnë nuk vlen fare. Ato do të dëgjojnë të njëjtat fjalë që nuk janë tjetër, veçse një humbje kohe dhe presion nervash. Çastet sorollatëse dhe të tilla, gjithnjë kurorëzohen me një degjenerim moral. Gratë, të cilat e kalojnë jetën në këtë mënyrë gjithsesi janë të humbura në këtë dhe botën e ardhshme.
Kur humbim ndonjë para shqetësohemi pa masë, ndërsa kur humbim kohën kot a do të duhej të shqetësoheshim?
Njeriu (gruaja e papunësuar) përherë mendon dhe gjen një mënyrë se si të jetë e dëshpëruar. Ajo do të shijojë shumë dëshpërime, prej të cilave do t’i bëhen mendimet konfuze.
Zonjë e nderuar, edhe kur nuk jeni të angazhuara me punë, duhet të gjeni diçka që është e dobishme ta shtojë diturinë dhe të kuptuarit.
Por, disa gra kanë dëshirë të punojnë jashtë shtëpisë. Ky pretendim mund të jetë më tepër për shkaqe ekonomike apo për shkaqe të tjera. Në këtë rast, profesionet më të mira janë ato të kulturës ose ato të mjekimit të të sëmurëve. Çerdhet parashkollore, shkollat fillore e të mesme janë vende të përshtatshme, në të cilat gratë mund të aftësohen dhe t’i mësojnë nxënësit. Spitalet, gjithashtu, janë vende të përshtatshme për të punuar, si motra ose si mjeke. Këto profesione i përgjigjen natyrës së femrës.
Pasojnë këshillat për gratë që kanë ndërmend të punojnë jashtë shtëpive të veta:
1. Para se ta pranoni punën, konsultohuni me bashkëshortin tuaj. Bashkëshorti juaj ka të drejtë t’u lejojë apo të mos u lejojë të punoni. Punësimi pa lejen e bashkëshortit tuaj do të jetë i dëmshëm për një jetë të qetë e miqësore në familjen tuaj. Burrat, gjithashtu, këshillohen që të mos jenë tepër jo tolerantë në aspekt të punësimit të gruas jashtë shtëpisë, në përjashtim nëse puna konsiderohet e papërshtatshme për të.
2. Gratë, kur të dalin jashtë shtëpisë, duhet të vishen sipas rregullave islame. Ato në punë duhet të shkojnë, duke mos u stolisur dhe me rroba modeste. Ato duhet t’u ikin, sa të kenë mundësi kontakteve me meshkuj, të cilët nuk janë mjaft të afërt nga gjaku d.m.th. që iu takojnë për martesë. Zyra është vend për punë e jo për rivalitet. Autoriteti dhe dinjiteti nuk vijnë nga ajo se çfarë rroba bartni, nga ajo se çka punoni dhe sa mirë punoni. Bëhuni dhe silluni si një muslimane dinitoze. Ruajeni nderin e bashkëshortit tuaj dhe mos ia lëndoni ndjenjat e tij. Stolitë e bukura vishi për burrin tënd kur je brenda në shtëpi. Edhe nëse gratë janë të punësuara, duhet të jenë të vetëdijshme se bashkëshortët e tyre dhe fëmijët, prej tyre presin që t’i kryejnë ato punë shtëpiake siç është: të udhëhequrit me punët e shtëpisë, të përgatiturit e ushqimit, pastrimi i rrobave etj. Kjo mund të arrihet në bashkëpunim me familjen. Punësimi i gruas jashtë familjes nuk do të duhet të pengojë tërë familjen. Gjithashtu meshkujt këshillohen se duhet ndihmuar grave të tyre.
3. Nëse gruaja, e cila punon jashtë shtëpisë, ka fëmijë, ndonjëherë do të duhej që fëmijën ta lë në kopshtin e fëmijëve apo t’ia lë dikujt që është i besueshëm dhe i kujdesshëm. Nuk është në rregull dhe nuk është mençuri që fëmijët t’i lë vetë në shtëpi, sepse shumë fëmijë frikësohen ose humbin kur ballafaqohen me situata të rrezikshme.
4. Nëse gruaja ndjen se karshi punëve dhe detyrave të lartpërmendura duhet të pranojë edhe ndonjë punë tjetër, atëherë e ka patjetër që definitivisht të merret vesh me burrin e saj dhe të pranojë punën me lejen dhe këshillën e tij.
Nëse pajtohet burri që gruaja të pranojë atë profesion në të cilin ka më pak meshkuj, me të cilët mund të kontaktojë ajo. Kjo është për interesin e saj, si dhe nëse gjendet jashtë shtëpisë e ka patjetër që t’i përmbahet veshjes islame dhe të ketë kujdes të jetë më modeste.
E përgatiti: Natyre B. Muhameti