
Ja pse Suedia është vendi më i mirë në botë për femrat!
Suedia gjithmonë është renditur e para për shkak të kushteve të mira që u ofron banorëve të atjeshëm.
Renditja e Suedisë si vendi më “feminist” është bërë nga shkolla e biznesit “UPenn” dhe “BAV”
Ministria për barazi gjinore, Asa Regner, ka thënë që kjo situatë është rezultat i shumë vitesh punë e përpjekje kundër misogjinisë.
Sipas saj këto janë elementet që e bëjnë Suedinë si shteti që I favorizon më së shumti gratë:
Taks-pagimi individual – ligji mbi takspagimin individual ka hyrë në fuqi në vitin 1971 dhe nuk e përjashton askënd nga marrë parasysh statusin personal.
Pushimi i lehonisë – pas lindjes së foshnjës grave u jepet rreth 480 ditë pushim, të cilat mund t’i shfrytëzojnë derisa fëmija të bëhet 8 vjeç. Zakonisht gjatë kësaj periudhe gratë paguhen 80% nga rroga sa marri zakonisht. Kurse për prindërit meshkuj rezervohen 90 ditë.
Auditimet e kompanisë – sipas kësaj çdo kompani detyrohet që të paktën 15% e stafit të janë femra.