
INFEKSIONET E RRUGËVE TË FRYMËMARRJES
Duke vlerësuar interesin tuaj për të mësuar gjithçka rreth fëmijës suaj në këtë artikull ju do të gjeni një gjuhë të thjeshtë për të vlerësuar dhe ndihmuar fëmijën tuaj, pra me një fjalë ju jeni doktori më i mirë i fëmijës suaj.
Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes zënë një vend të rëndësishëm në sëmundjet e përgjithshme të fëmijës dhe në shumë raste bëhen shkak edhe për vdekjen e tyre. Ato ndahen në infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, infeksione të veshit, të fytit, laringut etj. Dhe infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, broncit, bronkopneumoni etj.
Ju të dashur prindër duhet të qartësoni për disa nga shenjat kryesore të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes në mënyrë që të kërkoni në kohën e duhur ndihmën e personelit shëndetësor. Nga ana tjetër, ju duhet të mësoheni se si duhet te kujdeseni për mjekimin në shtëpi të fëmijës suaj të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 50)