IslamologjiMësime Islame

Imami Aliu Prijësi i Besimtarëve dha shehadetin…

Shpirti i tij i pastër është i përhershëm dhe do të mbetet i gjallë në mesin e popujve duke jetuar me dituritë e tij dhe anën njerëzore të tij.

Duke dhënë kontributin e tij, i cili nuk shuhet derisa të ekzistojnë qiejt dhe toka: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre”. (Sure
Al-Imran / ajeti 169.) Komploti për vrasjen e tij Historianët kanë rënë dakord se tre burra prej havarixhëve kanë komplotuar në vrasjen e Aliut ibn Ebi Talibit dhe Muavijes ibn Ebi Sufjanit dhe Amr ibn Asin. Sipas mendimit të tyre ata janë thelbi i ngatërresave që ndodhnin në mesin e myslimanëve dhe me këtë rast ata ia hap- nin rrugën ymetit që të zgjidhnin imamin, që e kënaqnin feja dhe dynjaja e tij.

Aburrahman ibn Mulxhem ishte banor i Egjiptit, ndërsa dajallarët i kishte në Irak, ai mori përsipër vrasjen e imam Aliut dhe e kreu detyrën e tij me sukses. Kurse el-Burku, emri i të cilit ishte Haxhaxh ibn Abullah ishte nga një fis në Basra, ai mori përsipër vrasjen e Mua vijes por nuk ia doli dot, sepse ai për fat të mirë të Muavijes e goditi me anën e mbrojtur tëm shpatës dhe Muavija u kurua dhe shpëtoi. Zadhuvih, i pari i Beni Anber quhej Amru ibn Bekriu nis përpara për të vrarë Amru ibn Asin, i cili në  atë kohë ishte mëkëmbës i Egjiptit nga ana e Muavijes. Mirëpo ibn Asi u vonua për të falur namazin dhe kështu që atë e zëvendësoi shefi i policisë së tij (Kharixhe ibn Hudhafetu el Uduij) atë e vrau Kharixhen dhe ibn Asi shpëtoi.

Kjo pra është pjesa që historianët dhe transmetuesit e lajmeve kanë rënë dakord, por ai që e përqendron shikimin e tij në kronologjinë e ngjarjeve të komplotit do t’i bëhet e qartë, pa dyshim se komplotuesit e vërtetë janë: Muavije
ibn Ebi Sufjani dhe Amru ibn Asi, Esh’athu ibn Kajsi. Kurse ekzekutori i vetëm është Abdurrahman Ibn Mulxhemi me ndihmën e Esh’ath ibn Kajsiit, i cili është parë gjatë ngjarjes duke e shtyrë Ibn Mulxhemin që të nxitonte dhe i thoshte atij: Nxito, nxito, mbaroje punën tënde se u zbardh dita dhe pa dyshim se komploti nuk synonte asnjë njeri tjetër, veç Aliut ibn Ebu Talibit (paqja qoftë mbi të!). 

Të ngjashme

Back to top button