
HistoriKëshille e PytjeMësime IslameTregime Urtesie
IMAM XHAFER SADIKU (a.s.) DHE KËRKESA E VARFANJAKUT (tregim urtësie)
Dikush, shumë i shqetësuar dhe i stresuar, erdhi pranë Imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të) dhe i tha:
“Aman, të lutem, bëj një duá për mua te Zoti që të më japë pasuri, sepse jam shumë i varfër e i mjerë”.
Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të) iu përgjigj: “Kurrë nuk e bëj këtë lutje”.
“Përse nuk e bëni?” – pyeti varfanjaku.
“Sepse Zoti për këtë punë e ka caktuar një rrugë. Zoti ka urdhëruar që ta kërkoni dhe të punoni për ditën tuaj, kurse ti do që të rrish në shtëpinë tënde dhe duke u lutur të nxjerrësh ditën e punës” – ia ktheu Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të).
Redaksia e revistës “Vlera”.