
I NJEJTI KRUA FRYMËZIMI
Autor; Edlira Osmani
Ndër perlat më të bukura të letërsisë shqiptare janë vargjet e Naimit që gurgullojnë nga burimi i Sadiut, të ndjekura hap pas hapi nga fyelli melodioz i Rumiut.
Tahajulat, ëndërrimet, të parat ëndërrime të bardha të poetit tonë të madh, të shkruara në gjuhen e ëmbël perse. Naimi u ul në kopshtin e bukur të Sadiut dhe diti të mblidhte me shumë kujdes lulet më të bukura dhe aromën e tyre e hodhi në vargjet magjike që sot i lexojmë me endje…
O moj kohë e bukur, je lëndim
me dhëmbas e më sjell brengë e hidhërim.
(N. Frashëri)
Tri ditë do të rroj i qetë prej shpatës,
kush gjeti gëzim në dhimbjen e botës.
(Sadiu)
I lexojmë këto vargje dhe na duket se janë pjesë e njëra-tjetrës dhe së bashku përbëjnë një poezi të tërë, një buqetë me lule të mbledhura nga një lulishte trëndafilash.
Nuk mund të lemë pa përmendur se Naimi shkroi vargje prekëse për vdekjen e së bijës. Po ashtu edhe Sadiu shkroi vargje plot forcë elegjike për dhimbjen që i shkaktoi vdekja e të birit. Si besimtarë, të dy poetët i kushtuan Zotit një vend të rëndësishëm në poezitë e tyre.
Naimi e mendon Zotin kudo, duke patur parasysh idetë e tij panteiste. Edhe Sadiu si mistik që ishte e gjen veten në retë e parajsës, i dehur nga dashuria për Zotin.
“O Zot i qiellit pa anë e kufi
e luft e theve, me paqe e thirr!”
(Sadiu)
Në poezitë e Naimit hasim një tjetër mënyrë të të shprehurit të ndjenjës së tij drejt të Madhërishmit. Duke përdorur një simbol të poezisë, Naimi shpreh më shumë bukuri:
“Zogu i mendjes po më sulet drejt nga qielli
Në hapësirat plot me afsh e dritë dielli”.
Këto vargje na kujtojnë udhëtimin mistik të zogjve drejt absolutes dhe ne i mendojmë ata të ulur në kopshtin e Sadiut duke ua shtuar bukurinë luleve erëmira.
“Lulishtja ime, ah veshun ka humbë,
Zambaku i vyshkun nuk bëhet më trembë”.
(Sadiu)
Vargjet e këtyre poetëve të mëdhenj, të veshur plot bukuri, palcë gjuhësore dhe simbole të mrekullueshme, të ardhura dhe të lindura në parajsen e orientit, nuk ka inxhi që të krahasojë vlerën e bukurisë së tyre.
Vargjet e tyre duket se kanë rënë nga qielli pendëndritur dhe shpërndahen nga vajza nazemadhe, e veshur nga trëndafilat dhe zymbylat që u sollën nga zogjtë njëshkëndonjës të pyjeve persiane.
“Ti më shkon si Afërdita, nazemadhe
Posi zana ti më bredh, moj ndër livadhe”.
Poezitë e Saadiut dhe të Naimit burojnë nga i njëjti krua frymëzimi dhe ne i dëgjojmë më endje gurgullimën e tij melodioze.
Thënie të mençura
“Në filozofi ju mësoni si të mendoni dhe jo çfarë të mendoni”.
“E dua filozofinë sepse ajo më jep shansin të diskutoj për gjëra të reja dhe të dëgjoj mendimet e të tjerëve për to”.
“Nëse planifikoni për një vit, mbillni oriz. Nëse planifikoni për një 10 vjet mbillni pemë e nëse planifikoni për 100 vjet, edukoni fëmijë”.