
FakteKurioziteteTregime Urtesie
Humbja e parave në tregti
Rrëfenjë këshilluese
Një tregtar humbi një herë një mijë dinarë në tregti. Fill pas kësaj, thirri të birin dhe i tha:
– “Nuk duhet t’i thuash njeriu gjë për gjëmën që na gjeti”.
– “O baba, – i tha i biri, – do të bëj ashtu, si më urdhëron zotrote, nuk i them njeriu, vetëm më thuaj të marrë vesh se çfarë dobie do të kishim duke e mbajtur të fshehtë atë që na gjeti”. Dhe i ati iu përgjigj:
– “Dobia është që të mos bëhen dy gjëma bashkë: humbja e florinjëve dhe gëzimi i fqinjëve”.
“Mjerimin ti fshihja atij që s’të do!
Se shpirti i gëzohet kur thotë obobo”.
(Saadi Shirazi, poet persian, 1210-1292)
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 31)