FakteIslamologjiKëshille e PytjePsikologjiShëndetësiSociologji

Homoseksualizmi – a është sëmundje?

Pyetje

Selam alejkum i nderuari Shejh Eidi Ekber!

Mua më intereson të di se a është homoseksualizmi sëmundje? Dhe si do të ndëshkohen homoseksualët dhe si është e mundur që të jenë të mallkuar nëse këtë e kanë nga lindja? Ose ndoshta nuk do të dënohen ata që e kanë pasur këtë sëmundje por se nuk kanë bërë amoralitet, përkatësisht janë shmangur nga amoraliteti?

Përgjigje

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju!

Dallimi themelor në mes të një qenie të sëmurë dhe të shëndoshë është në atë se qenie e sëmurë është ajo që një apo më shumë organe nuk janë në vendin ku duhej të ishin ose nuk e ushtrojnë funksionin e tyre dhe për pasojë të kësaj edhe organet e tjera të trupit ballafaqohen me probleme. Për shembull, nëse veturës ia heqim një rrotë me atë rast rëndohet funksonimi i gjithë mekanizmit të veturës. Rendi natyror i ka parimet për secilën gjini të kundërt. Asnjë nga gjallesat, pra as njeriu, të gjinisë së njëjtë nuk mund ta ketë rrugën e natyrshme të plleshmërisë.

Pra, është e qartë se homoseksualizmi është një sëmundje psiqike dhe mendore te individë që është shfaqur si pasojë e propagandës së keqe. Krahas kësaj kjo botë e krijuar asnjëherë nuk do të rrugëtojë në kahun e kundërt të rrugëtimit të tij, andaj as homoseksualizmi nuk mund të jetë i lindur gjenetikisht, gjegjësisht i natyrshëm.

Natyrisht, është e mundur që lloje të caktuara të sëmundjeve shpirtërore dhe trupore të barten te fëmiu nga babai e nëna e tij, si pasojë e edukatës së keqe, mjedisit të keq andaj këto vese te ai mund të jenë të pranishme qysh në moshën fëmijërore, mirëpo kjo kurrsesi nuk mund të ndërlidhet me kuptimin se është sëmundje e lindur.

Allahu i Lartësuar ia ka dhënë çdo njeriu aftësinë për ta dalluar të mirën e të keqen përmes arsyes, fuqisë së vullnetit dhe vendimmarrjes me të cilat njeri ka mundësi ta tejkalojë secilin problem i cili është në kundërshtim me rrugën e së vërtetës dhe natyrës së saj. Nëse dikush sëmuret nga kjo sëmundje për shkak të mjedisit të keq ose për shkak se nga kjo sëmundje vuajnë babai ose nëna e tij, mirëpo është i përmbajtur dhe shërohet prej kësaj – jo vetëm se nuk do të jetë i ndëshkuar, por përkundrazi ai nga ana e Allahut do të jetë i shpërblyer, ngase përmes dritës së arsyes dhe me fuqinë e vullnetit i ka tejkaluar veset e shëmtuara trupore. Personi i tillë është sikur luftëtari i cili lufton kundër armiqve të Allahut dhe me siguri se atë Allahu i Lartësuar do ta shpërblejë me shpërblime të mëdha. Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Dr. Eidi Ekber

Marrë nga ky sajt.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 44)

Të ngjashme

Back to top button