FamiljeKuriozitetePër jetë

Hobi i meshkujve

Disa meshkuj kanë dëshirë të kenë hobe të caktuara në shtëpi. Ata, mund të themi, janë të interesuar, kur janë në shtëpi, për koleksionimin e pullave postare ose të librave, për kopshtari ose fotografi, kujdesi ndaj pëllumbave etj. Hobe të këtilla llogariten, për kohët e lira, si aktivitete më të mira dhe më të shëndosha. Ato janë shumë të dobishme sepse i tërheqin meshkujt në shtëpi dhe njëkohësisht edhe i relaksojnë.

Nëse njeriu është i papunë mund të jetë shumë i dëshpëruar dhe i mërzitur. Është fakt se njëra nga mënyrat e shërimit të njerëzve prej sëmundjeve mentale qëndron pikërisht në angazhimin e tyre që të merren me diçka. Ata që në mesin tonë janë më të angazhuar se të tjerët, më pak u ekspozohen sëmundjeve mentale e më pak u interesojnë punët e rrezikshme. Andaj duhet që gruaja t’i çmojë hobet e shëndosha të bashkëshortit të vet dhe nuk duhet që aktivitetet e tij, gjatë kohës së lirë, t’i konsideroj të kota, të parëndësishme dhe të padobishme.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 34)

Të ngjashme

Back to top button