AktualiteteFakteHistoriIslamologjiMësime Islame

Hazreti Fatimja në Kuranin e Shenjtë

Ajeti kuranor në lidhje me mallkimin

Arabisht:

Transliterimi:

61. Femen hāxh-xheke fīhi min ba’di mā xhāeke minel-‘ilmi fekul te’ālew ned’u ebnāenā we ebnāekum we nisāenā we nisāekum we enfusenā we enfusekum thum-me nebtehil fenexh’al-la’netall-llahi ‘alel-kādhibīn.

Përkthimi:

Nëse dikush dëshiron të polemizojë me ty lidhur me këtë, tani kur të ka ardhur e vërteta thuaj: “Ejani! Të takojmë bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, pastaj të lutemi sinqerisht dhe të nxisim mallkimin e Allahut mbi ata të cilët flasin gënjeshtra”. (Surja Ali Imran, ajeti 61)

Shkaku i zbritjes së ajetit

Ky ajet ishte shpallur kur në Medinë kishte ardhur një delegacion i krishterë për të hulumtuar lajmin mbi Pejgamberin e ri dhe besimin që interpretonte. Përkundër të gjithë argumenteve, ata refuzuan të besojnë duke pohuar se kanë të drejtë, u morën vesh që të nesërmen të nxisnin mallkimin e Allahut mbi ata të cilët ishin duke ndjekur besimin e gabueshëm.

Bashkë me Pejgamberin Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) ndodheshin Hazreti Fatimja, Hazret Aliu, Hazret Hasani dhe Hazret Husejni (paqja qoftë mbi të gjithë këta). Në një hadith profetik thuhet: “Kur u shpall ky ajet, Pejgamberi ftoi Hazreti Aliun , Hazreti Fatimen, Hasanin dhe Husejnin dhe iu lut Allahut në këtë mënyrë: “Allahumme (O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”.

Të ngjashme

Back to top button