HistoriIslamologjiMësime Islame

Hazreti Fatimja në hadithin e pelerinës

Hazreti Fatimja (paqja qoftë mbi të) thotë:

…Pastaj babai im i mirë mori dy skajet e pelerinës dhe duke ngritur dorën drejt qiellit tha:

O Zot! Këta janë Ehli Bejti (familja ime). Këta janë ata të cilëve u besoj dhe te të cilët kam mbështetje. Trupi i tyre është trupi im. Gjaku i tyre është gjaku im. Kush i lëndon këta, më ka lënduar mua. Kush i zemëron këta më ka zemëruar mua, kush është mirë me ta, është mirë me mua, kush është armiku i tyre është armiku im. Kush është miku i tyre është miku im. Kjo ngase ata janë pjesë imja ndërsa unë jam pjesë e tyre. O Zot, derdhe paqen, mirësinë, dashurinë, mëshirën dhe kënaqësinë Tënde mbi mua dhe mbi ata. Ruaji nga çdo papastërti dhe bëji të pastër dhe shembullorë”.

Pastaj Allahu i Gjithëpushtetshëm tha: “O melekët e Mi! Banorët e qiejve! E kam krijuar kupën e qëndrueshme të qiellit, tokën e gjerë dhe të pafund, hënën e ndritshme, diellin shkëlqyes, yjet vezullues, detet e valëzuar, anijet që notojnë dhe çdo gjë tjetër, për shkak të dashurisë ndaj këtyre pesë personave nën pelerinë”.

Me të dëgjuar këtë meleku Xhebrail pyeti: “O Zot! Kush janë këta?” “Ata janë Ehli Bejti: Fatimja, babai i saj, Muhammedi, bashkëshorti i saj, Aliu dhe dy fëmijët e saj, Hasani dhe Hysejni” – u përgjigj Allahu i madhërishëm.

Redaksia e revistës “Vlera”.

Të ngjashme

Back to top button