HistoriIslamologjiMësime Islame

HAZRETI FATIME (poezi)

O Fatime, zemër nur
Shërove plagët nën flamur
Nën flamurin e Islamit
Ngrite zërin e Kuranit.

Veprat e tua trimërore
Japin shkëlqime hyjnore
Na mbushin zemrën plot me nur
Na udhëzojnë më shumë sabur.

Sa nënë e dashur ti për ne je
Sa bijë e ndershme për babanë
Sa grua e lumtur për Alinë
O mikesha e Perëndisë.

Jetë të vrazhdë ti kalove
Shumë dhimbje përjetove
Asnjëherë nuk u dëshpërove
Edhe pse u sakrifikove.

Sa herë që hyre në derë
Pejgamberi ngrihej me nder
T’i puthte duart, faqet dhe sytë
E lëshonte vendin që të ulesh ti.

Populli thotë nënë e bijë
Janë mu si hark e dry
Por kësaj here babë e bijë
Allahu i bëri arkë e dry.

Marrë nga libri: “Eja Shpejt“, autore: Ikballe Berisha Huduti, shtëpia botuese “Dielli Pas Reve“, Prishtinë, maj 2015, fq. 119.

Huazuar nga sajti personal i autores.

Të ngjashme

Back to top button