
HADITHET E HAZRETI FATIME ZEHRAS
HADITHET E HAZRETI FATIME ZEHRAS
-paqja qoftë mbi të-
1. “Allahu na e ka dërguar durimin me qëllim që ta arrijmë shpërblimin e Tij.”
2. “Allahu na e bëri farz luftën e shenjtë (xhihadin) për ta siguruar lavdërimin e Islamit dhe për ta nënçmuar jobesimin dhe mosmarrëveshjen.”
3. “O robërit e Allahut! Kur’ani është udhërrëfim për ju. Ai na zbriti nga Allahu si betim i tij dhe është libri i fundit tregues. Ai është predikim i drejtë i Allahut. Drita e Kur’anit është e shenjtë dhe flaka e tij shkëlqen. Argumentet e tij janë të qarta, kurse fshehtësitë e tij janë të hapura. Ndihma e tij shihet më se e sigurt, e ju duhet t’i lakmoni ata që i nënshtrohen dhe i dorëzohen Kur’anit.”
4. “Allahu na e bëri obligim (farz) namazin që ta largojmë nga vetja mendjemadhësinë.”
5. “Allahu na urdhëroi zeqatin si obligim që t’i pastrojmë epshet tona dhe të na shtohet bereqeti (bollëku).”
6. “Allahu na e bëri obligim haxhin me qëllim që feja jonë të mbetet në këmbë përgjithmonë.”
7. “Babai im, Muhammedi (s.a.a), u ngrit për t’i udhëzuar njerëzit në rrugë të drejtë, për t’i shpëtuar ata nga fanatizmi dhe padituria. Ai zgjoi në ta një fe të shëndoshë, që ka për qëllim udhëzimin në rrugën e Allahut.”
8. “Allahu e ndaloi pirjen e alkoolit për ta larguar të keqen dhe fëlliqësinë.”
9. “Për nënën e vet, Imam Hasani tregonte: “Nëna ime natën e xhumasë e kaloi në ruku dhe sexhde e në mëngjes u lut për besimtarët e besimtaret.” Kur e pyeta pse në lutjen tënde që e bëre për fqinjët nuk u lute edhe për vete, ajo m’u përgjigj: “O djali im, e drejta e fqinjit është para të drejtës tënde.”
10. “Allahu na urdhëroi ta duam nënën dhe babanë me qëllim që të mbrohemi nga hidhërimi i Tij.”