
FakteKëshille e PytjePër jetë
Gjërat problematike gjatë larjes së rrobave
Gjërat që i përdorni më shpesh, siç janë leckat e kuzhinave, sofrabezat, mbulojat e tryezave, peshqirët etj., lani më shpesh, sepse edhe nëse ka ndonjë njollë yndyre, ajo mund të largohet më shpejt dhe gjësendet nuk do të kundërmojnë.
- Jakat, mëngët e këmishëve, më mirë është që së pari t’i lagim me ujë dhe t’i lyejmë me sapunë, e pastaj t’i lëmë të ndikojnë në papastërtinë pesë minuta dhe i fusim në lavatriqe apo t’i lajmë me dorë.
- Rrobat që kanë pjesë elastike, p.sh. jakat e këmishëve, kurrë mos i zini në 90°
- Këto rroba lani në 50-60 gradë, por të mbështjella në material të frotirit dhe me shumë pak centrifugë apo sjellje.
- Rrobat e leshta lani me shumë kujdes dhe me detergjent të lëngët, mos e lëshoni centrifugën.
- Xhemperin e thurur nga fijet e leshit, pas larjes shtrijeni mbi peshqir, që t’ia thithë ujin dhe pastaj tereni të shtrirë horizontalisht.
(Përktheu dhe përshtati: H. Ikballe Berisha – Huduti, marrë nga revista “Kuća Stil”, revista “Vlera”, nr. 1, nëntor/dhjetor 2009, fq. 49)