FakteIslamologjiMësime IslamePsikologjiShëndetësiTregime Urtesie

GABIMI MUND TA SHËROJË NJERIUN NGA KRIZAT E BRENDSHME

Autor: Prof. Dr. Ekber EJDI

Disa njerëz derisa i lexojnë ajetet dhe hadithet në të cilat paralajmërohet dënimi i Zotit mendojnë se zemërimi i Zotit përnjëherë do të zbresë nga qielli në formën e gurëve si shiu. Mirëpo, kjo sot nuk ndodhë në atë mënyrë. Me ardhjen e të Dërguarit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), që është mëshira e botërave, këto dënime janë ndërprerë. Por, cili është dënimi më i madh se pafuqia ekonomike, varfëria kulturore e morale, skamja fetare e racionale?! Cila dhembje është më e madhe nga ajo që shkakton humbja e vetvetes? Cila fatkeqësi është më e madhe nga sulmet e armiqve në shtëpitë e njerëzve jo fajtorë të myslimanëve? Cila e zezë më ashpër sulmon gjoksin nga dhembja që lëngon për njerëzit që kurrë nuk kanë pasur në vete dinjitet e virtyte nderi? Për çdo rast, ato janë dënime që i kanë mbërthyer njerëzit edhe nga jashtë, nga brenda dhe ngadalë i likuidojnë.

Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) thotë: “Njeriun e ndershëm nuk mund ta luhasë asnjë pozitë e lartë shoqërore, ashtu sikurse era që nuk mund ta lëvizë kodrinën”.

Flitet se Haxhi Ebu Mensuri, veziri i sulltanit Tyrgyl, ishte shumë i mençur, in ndërtuar dhe njeri i Zotit. E kishte zakon që pas namazit të sabahut që të lexojë Kuran dhe të bëj dhikër, e pasi dilte dielli, shkonte në pallat. Një ditë sulltani vezirin e tij e thërret në pallat para se të dal dielli. Zyrtarët, që shkuan për ta thirrur e panë duke mësuar dua e bërë dhikër. Urdhërin e sulltanit ia thonë, por ai nuk dëgjoi dhe vazhdoi për të mësuar. Zyrtarët këtë mezi e prisnin ku te sulltani e nxinë sa mundën. Sulltanin kjo e hidhëroi pamasë. Kur veziri e kreu ibadetin, i hipi kalit e arriti në pallat. Sapo hyri sulltani ashpër i drejtohet: “Përse je vonuar?” Shumë qetë veziri i përgjigjet? “Mbreti im, së pari jam rob i Zotit e pastaj zyrtar i Tyrgylit. Derisa të kryej robërimin ndaj Tij, ty nuk mund të të shërbej”. Këto fjalë vulosëse aq e gozhduan sulltanin saqë menjëherë e lavdëroi vezirin duke thënë, vazhdoje praktikën tënde, ngase ajo do ta fuqizojë edhe shtetin.

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 32)

Të ngjashme

Back to top button