
Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në lidhje me ftoin ka thënë:
“Konsumimi i ftoit rrit fuqinë dhe heq dobësinë”.
Edhe Ebu Abdullahu (paqja qoftë mbi të) u pyet rreth ftoit, ai tha:
“Hani ftua të ëmbël me farën e tij, sepse ajo heq dobësinë dhe pastron barkun”.
Imami (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Ftoi ka një cilësi që nuk mban asnjë fryt tjetër”.
Dikush e pyeti: “Cila është ajo?”
Ai tha: “Ftoi e largon dobësinë, kjo është e njohur nga ligjëratat e të Dërguarit të Zotit (paqja qoftë mbi të familjen e tij)”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 38)