OpinionePër jetëPoezi

Fluturim ndjenjash (poezi)

Autore: Zehra Huduti

Gjatë gjithë jetës
s’do dalë nga kjo humnerë dehëse
Unë ende s’kam qenë
Kur Ti u ule në zemrën time.

Ti nuk je si diell
që sjell qetësinë apo të qenurin
të tjerët vijnë e shkojnë
Ti mbetesh ashtu si je.

Nëse unë jam shpend
sytë e Tu janë qielli
pasi sekretin e të fluturuarit
askush pos Teje nuk e di.

Për mua është e vështirë që pa Ty
të shkruaj detyrën e të fluturuarit
me zërin e sharkisë së lodhur
e vështirë ta lë gërmazin e këngës.

Hej!
Unë e ti edhe pse jemi robër
është gjynah që nga mërzia të vdesim
Eja ti deri në fund të botës
të ulemi e të mos fluturojmë.

Vendi për të fluturuar nuk është toka
por është në zemrën e gjithësisë
përrallat e vdekjes dhe ndarjes
le të mbesin në rreshtat e librave.

Mos thuaj jeta jonë mbaroi
Mos thuaj pas kësaj s’ka mërzi
Mos thuaj që më s’ka shpirt binjak
Eja ta thurrim të ardhmen
pasi kjo nuk është një mundësi e vogël.

Mbaje lotin tënd të pastërt
për të larë lëkurën që do të fluturojë
Gjallëroje zërin e gëzuar
pasi erdhi koha e paqes, fluturimit dhe çlirimit…

(Revista “Vlera”, nr. 19, korrik/gusht 2016, fq. 34-35)

Të ngjashme

Back to top button