
“Fluturim ndjenjash”- poezi…
Fluturim ndjenjash
Gjatë gjithë jetës
s’do dalë nga kjo humnerë dehëse
Unë ende s’kam qenë
kur Ti u ule në zemrën time
Ti nuk je si diell
që sjell qetësinë apo të qenurinë
të tjerët vijnë e shkojnë
Ti mbetesh ashtu si je
Nëse unë jam shpend
sytë e Tu janë qielli
pasi sekretin e të fluturuarit
askush pos Teje nuk e din
Për mua është e veshtirë që pa Ty
të shkruaj detyrën e të fluturuarit
me zërin e sharkisë së lodhur
e vështirë ta lë gërmazin e këngës
Hej!
Unë e ti edhe pse jemi robër
është gjynah që nga mërzia të vdesim
Eja ti deri në fund të botës
të ulemi e të mos fluturojmë
Vendi për të fluturar nuk është toka
por është në zemrën e gjithësisë
përrallat e vdekjes dhe ndarjes
le të mbesin në rrjeshtat e librave
Mos thuaj jeta jonë mbaroi
Mos thuaj pas kësaj s’ka mërzi
Mos thuaj që më s’ka shpirt binjak
Eja ta thurrim të ardhmen
pasi kjo nuk është një mundësi e vogël
Mbaje lotin tënd të pastërt
për të larë lëkurën që do fluturoj
Gjallëroje zërin e gëzuar
pasi erdhi koha e paqes, fluturimit dhe çlirimit…
Zehra Huduti