
Fluturat
Dizajnët e bukur mbi krahët e fluturave gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen tonë. Por pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kuptojnë se këta dizajnë kanë një domethënie. Në të vërtetë ekziston një mesazh tepër i rëndësishëm që përmbahet në ndërtimin e fluturës. Për shembull, në krahët e disa fluturave, gjendet një dizajn që duket si një sy i madh. Këta sy fals janë një taktikë shumë e rëndësishme mbrojtjeje. Kur flutura has ndonjë rrezik, për shembull, një zog që kërkon ushqim, ajo i hap shumë krahët e saj. Tani ajo ngjason si një kafshë e madhe.
Tani le të vështrojmë dizajnin e mrekullueshëm të syrit mbi krahët e fluturës. Të gjitha imtësitë në sytë real janë të riprodhuara në të: forma e syrit, qerpikët, hunda, bebëzat dhe madje edhe një reflektim i dritës në bebëz.
Sigurisht ky dizajn nuk është produkt i rastësisë, por është krijuar për një qëllim të caktuar. Ky dizajn i mrekullueshëm mbi krahët e fluturave na tregon mjeshtërinë artistike krijuese të përsosur të Zotit.
Dhe sigurisht, nuk janë vetëm fluturat që janë krijuar me ngjyra të veçanta. Sa herë që vështrojmë në natyrë, do të ndeshim shembuj të krijimit që do të na çudisin. E gjithë kjo shfaqje e mrekullueshme e ngjyrave është mjeshtëri artistike krijuese e Zotit, ashtu siç shihet në krijesat e Tij.
Autore: Mimoza Sinani
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 50)