
FJALË TË VYERA PER HAXHIN
FJALË TË VYERA
Haxhi është organizim dhe praktikë. Ai është mejdan dhe pasqyrë për vlerësimin e
myslimanëve dhe të aftësive të tyre materiale e shpirtërore.
Nëse myslimanët do ta kuptojnë Haxhin dhe politikën që përmban ai, do të ishte e
mjaftueshme për ata që arrijnë pavarësinë e tyre.
Kini kujdes: udhëtimi për në Haxh nuk është udhëtim fitimi e tregtie. Ai nuk është
udhëtim për të fituar dynjanë, por ai është udhëtim për tek All-llahu Xh.sh.
Islami nuk është vetëm për lirinë e femrës. Ai është udhëheqës për çlirimin e gruas
në të gjitha fushat e jetës së saj.
Në sistemin islam, gruaja ka po ato të drejta njëlloj si burri, si e drejta e punës, e
drejta e pronësisë, e drejta e konsultimit, e drejta për të zgjedhur (votimi) etj.
Në Islam nuk ka dallim mes gruas dhe burrit për sa i përket të drejtave njerëzore,
sepse që të dy janë njerëz. Prandaj, gruaja ka të drejtë të vendosë për jetën e saj njësoj si
burri.
Në sistemin islam edhe gruaja mund të marrë pjesë me burrat për ngritjen e shoqërisë
islame.
Vërtetë, Islami e shpëtoi gruan nga ajo gjendje që ndodhi në epokën e xhehalijetit
(injorancës paraislamike). Allahu e di më mirë se çfarë të mirash i ka dhënë Islami gruas,
ndoshta këto mirësi janë më të shumta se sa ato të burrave.
Duhet që në këto ditë, gratë të kryejnë përgjegjësinë e tyre shoqërore dhe fetare.
Të mbrojnë nderin (moralin) e përgjithshëm dhe t’i kryejnë detyrat e tyre shoqërore e
politike, pa e njollosur këtë nder (moral).
Nëse duhet që gratë të kenë një ditë të veçantë për to, a ka ditë më të madhe e më të
nderuar se dita e lindjes së Hz.Fatimes – bijës së Pejgamberit s.a.v.s.
Unë u kërkoj të rinjve dhe të rejave që të mos reshtin së kërkuari liri, pavarësi dhe
vlera të larta njerëzore, qoftë edhe nëse do të duhet të durojnë ndaj vështirësive (të
përballen me to)
Zbatojeni drejtësinë! Mos kërkoni vetëm nga të tjerët që të bëjnë drejtësi, por tregoni
drejtësi edhe ndaj vetëve tuaja!
Të nderuar të rinjë e të reja! Mos ia hapni vetes rrugën e demoralizimit, sepse e
vërteta është gjithmonë triumfuese.