Fraza

20 fjalë të urta nga Imam Aliu – paqja qoftë mbi të

Disa nga thëniet e çmuara të Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) janë këto:

  1. Nëse i verbri nuk e sheh diellin nuk do të thotë që nuk ekziston.
  2. Thënia e të vërtetës është shpëtim i njeriut.
  3. Trupi shëndoshet me agjërim.
  4. Dorështrënguarit i ngushtohet zemra.
  5. Bindja ndaj Zotit është fitore.
  6. Varfëria është vuajtje e madhe.
  7. Agimi ka aguar për atë që ka sy.
  8. Kokëfortësia e shkatërron mendjen.
  9. Kur rritet aftësia, zvogëlohet frika.
  10. Feja gremiset me vdekjen e dijetarëve.
  11. Rroba e shpëtimit nuk vjetërsohet.
  12. Dyfishoje bamirësinë tënde me ndjesë.
  13. Durimi sjell fitim.
  14. Ruajtja e gjuhës është shpëtim për njeriun.
  15. Heshtja sjell qetësinë e trupit.
  16. Zemra kthjellohet me besimin.
  17. Mjaftimi me pak e bën jetën e kënaqshme.
  18. Vizito të afërmit e tu që të shtohet nderi.
  19. Falja e natës është ndriçim i ditës.
  20. Heshtja është mbulesa e paditurisë.

Të ngjashme

Lëxo
Close
Back to top button