FakteIslamologjiMësime IslamePsikologjiShëndetësi

FITIMI I DITURISË MUND TA SHËROJË NJERIUN NGA KRIZAT E BRENDSHME

Autor: Prof. Dr. Ekber EJDI

Dituria është virtyt, dobitë e brendshme të së cilës, para se treguesit e jashtëm ta shohin secilin që po e arrin. Pikërisht këto të brendshmet, gjurmët psikologjike të diturisë, e bëjnë të diturin deri në masë të vetëdijshëm të vlerës vetjake dhe krejt kujdesin që e ka pasur nga bota e jashtme i mbledh e përqendron në vetvete. Fitimi i diturisë i jep njeriut nxitje në modesti ashtuqë e paraqet dhe e njofton me kufijtë e vet, duke treguar në dallimet midis modestisë së dëshirueshme dhe të detyrueshme. Në të njëjtën kohë e ruan nga poshtërimet e jashtme dhe bën nga ai njeriun mendjemprehtë e të qëndrueshëm.

Hazret Ali bin Musa Er-Rida (paqja qoftë mbi të) thotë: “Dituria është xeherore, e çelës është pyetja”. Njeriu në asnjë mënyrë nuk guxon të ketë turp kur dëshiron të pyesë. Modestia i duhet nxënësit në raport me mësuesin e tij. Kjo së pari është falënderim, ngase në Kuran thuhet kjo: “Kur me përshëndetje jeni të përshëndetur, me më të bukur ua ktheni” (Surja en-Nisa, ajeti 86).

Pa marrë parasysh faktin që është fjala për rastin specifik, megjithatë është në pyetje rregulla e tërësishme dhe ligji i gjithëpushtetshëm. Dobi tjetër është rrethana se dituria që është shkas i mëshirës së Zotit dhe lëshimi i begative më të mëdha: “… Nëse jeni falënderues, Unë, tërësisht, edhe më shumë do t’u jap, po të jeni jofalënderues, dënimi im vërtetë do të jetë i ashpër” (Surja Ibrahimi, ajeti 7)

Fakti tjetër tregon në faktorin se falënderimi i robërve të Zotit është lloj i falënderimit Zotëriut të Lartësuar. Nga Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) thuhet ky mendim: “Në ditën e Gjykimit do të sillet para Zotit njëri nga robët e Tij. Zoti do të urdhëroj që ta çojnë në xhehenem. Ai do të thotë: “Zot, përse ke urdhëruar që të më hedhin në zjarr, e unë kam lexuar Kuran?Do ta marrë përgjigjen: “Robi im, të kam dhënë shumë begati, por ti nuk je falënderuar asnjëherë për to”. Pastaj ai njeri do të thotë sërish: “Zot, më ke dhënë begati aty e aty, e unë të kam falënderuar në to, e do t’i numërojë të mirat e falënderimet për to”. Do t’i përgjigjet: “Të vërtetën e the, robi im. Por, kurrë nuk i ke falënderuar ata përmes duarve të të cilëve t’i kam dhënë begatitë e Mia, e Unë jam obliguar që të mos e pranoj falënderimin e robërve të mi në begatitë e Mia, nëse nuk i falënderojnë ata përmes cilëve u arrijnë ato”.

Në jetë a i kemi falënderuar ndonjëherë të dërguarit sinqerisht, e sidomos të Dërguarin tonë dhe Ehli Bejtin në begatitë e fesë dhe vlerave islame përmes së cilave na kanë njohur? E këtë ua kemi bërë shehidëve në historinë islame, ku me gjakun e tyre u mundësua shpëtimi i fesë? A thua ndoshta i falënderojmë myslimanët e gjallë tash për tash që janë shembull i ekzistencës së fesë islame? Me një fjalë, modestia krahas zëvendësimit të mirës, sidomos kur është fjala për begatitë shpirtërore dhe vlerat hyjnore, krahas faktit se është shumë e bukur, i dyfishon begatitë dhe rrit diturinë.

Kujtimi i një mësuesi

Ajatollah Hasanzade Amoli, njëri nga dijetarët e parë të sotëm të njohur, autoritativ e moral, për shkak të njohjes së shumë degëve shkencore, si: filozofi, gnostikë, hadith, matematikë, letërsi, poezi, stilin e veçantë kaligrafik – ka marrë nofkën “Dhul-Funun” që d.m.th pronar i teknikës. Me një rast ka thënë: “Njëherë një mësues më ka thënë se me siguri do të kesh dobi në jetë ngase tregon respekt ndaj mësuesve dhe kjo është begati që ua falë Zoti”. Patjetër duhet që edhe ne të provojmë që begatitë të na zgjasin e rriten kur t’i falënderojmë robët e Zotit, e sidomos të Dërguarin dhe Imamët, po ashtu edhe kur punojmë në pajtim me ligjet islame e rregullat e Zotit.

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 32-33)

Të ngjashme

Back to top button