Edukim i FëmijeveFëmijet & RiniaFëmijët & RiniaKëshille e PytjePër jetëSociologjiTregime Urtesie

Fëmijët janë pasqyra jonë

Hyrje

Prindërit ankohen shpesh për fëmijët e tyre. Në fakt ata thonë se interesohen shumë për edukimin dhe nuk arrijnë shumë rezultate. Këta prindër nuk janë të vetëdijshëm për atë që thonë. Për shembull, fjalia “fëmija im nuk dëgjon” nënkupton “unë nuk ia shpjegoj mirë gjërat fëmijës tim”.

“Shkolla fillore” e fëmijës është shtëpia e tij. Aty, ai mëson edhe gjuhën, edhe fenë, edhe doket e zakonet. Hazret Muhammedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij, më pas, prindërit e tij e bëjnë hebre, të krishterë ose zjarrputist”. Në këtë fjalë profetike shpjegohet ndikimi që ka rrethi më i ngushtë familjar te fëmija.

Nga ky këndvështrim, mund të themi se “fëmijët janë pasqyra jonë”. Nëse pamja në pasqyrë nuk ka pëlqen, në vend që të pështyjmë mbi pasqyrën, duhet të kontrollojmë e të rregullojmë vetveten. Disa familje janë shumë të gjalla. Kjo gjë pasqyrohet edhe te fëmija. Disa të tjera janë shumë të plogëta. Ftohtësinë dhe shqetësimin e prindërve mund ta vëresh edhe te fëmijët e tyre. Për shembull, le t’i hedhim një sy kësaj ngjarjeje:

Hadixhja, vajza pesëvjeçare e shtëpisë po luante me kukullën e saj dhe po përpiqej ta ushqente. Herë pas here i thoshte kukullës me zë të lartë: hajde pra, haje tani këtë! Ndonjëherë, ajo me duart e saj të vogla e rrihte kukullën.

Në ngjarjen e mësipërme mund të themi se nëna e Hadixhes e ushqen me zor vajzën e saj, madje e rreh kur ajo nuk ka dhe bën naze. Asnjëherë një përfundim i tillë nuk është sajesë por rrjedhojë e një vëzhgimi të vërtetë. Nuk është vështirë ta shohësh mjedisin e brendshëm të shtëpisë nga fjalët dhe sjelljet e fëmijëve.

Të ngjashme

Back to top button