
Fara e zezë – Nigella sativa
Hyrje
“Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes” – Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij).
“Fara e zezë është ilaç për ethe, dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, ftohje e zakonshme. Ai është një faktor qetësues për shumë probleme të lëkurës, plagë dhe pezmatime të jashtme, dhe si një antifungal dhe mbytës kundër parazitëve dhe krimbave” – Ibni Sina (Avicena) “Libri mbi shërimin”.
“Ta quajmë farën e zezë një kurë magjike me siguri do të jetë një ekzagjerim, por është e pamundur të mos e ekzagjerosh efektivitetin e saj” – M.D. Peter Schleicher.
Çfarë është fara e zezë?
Është farë e një bime shumëvjeçare, emri shkencor i së cilës është Nigella Sativa. Persianët e njihnin si ‘shoniz’, egjiptianët e lashtë e njihnin si ‘bar gjumi i zi’, ndërsa arabët e njihnin si ‘fara e zezë e bekuar’.
Historia e farës së zezë
Përdorimi i farës së zezë ka më shumë se 2500 vjet. Është përmendur në sistemin mjekësor grek, gjithashtu ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në praktikat e lashta mjekësore, veçanërisht tek egjiptianët e lashtë. Është përmendur gjithashtu në librat shkencor të el-Birunit, gjithashtu dhe Ibn Sina ka treguar rëndësinë e saj në librin e tij “Ligji i mjekësisë”, dhe për rolin e saj në trajtimin e shumë sëmundjeve.
Përmbajtja e farës së zezë
Studime të shumta vërtetuan se fara e zezë përmban elemente të shumta të pasura me vlera ushqyese si dhe aminoacide, fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate, vajra, antibiotikë të ndryshëm me ndikim dhe me dobi të pakrahasueshme, që ndihmojnë në rregullimin e sistemit imunitar dhe shëron një numër të konsiderueshëm të sëmundjeve të ndryshme si: shkatërrimin e viruseve, përforcimin e aparatit të frymëmarrjes, përforcimin e aparatit tretës si dhe është materie qetësuese dhe aktivizuese në të njëjtën kohë.
Përdorimi dhe përparësitë
Dhimbja e shpinës, dhimbje te tjera muskulore. Ngroheni mesatarisht vajin e farës së zezë dhe vendoseni intensivisht mbi zonën e dhimbjes, dhe të shoqërohet bashkë me pirjen 3 herë në ditë të një luge çaji vaj fare të zezë (5 ml). Shërimi do të arrihet brenda pak javëve.
Dhimbja e kokës
Fërko me vaj të farës së zezë pjesën e ballit dhe zonat afër veshit, më pas fasho ballin. Gjithashtu të pihet një lugë çaji (5ml) vaj fare të zezë para mëngjesit.
Hipertensioni
Përziej çdo lloj lëngu me një lugë çaji (5 ml) të vajit të farës së zezë dhe shoqëroje me 2 thelpi hudhre çdo mëngjes në vaktin e ushqimit. Fërkoje të gjithë trupin me vajin e farës së zezë dhe ekspozoje atë në rrezet e diellit për gjysmë ore çdo 3 ditë.
Tensioni nervor dhe stresi
Një lugë çaji (5 ml) vaj të farës së zezë i shoqëruar me një gotë çaj apo kafe ju ndihmon të qetësoheni dhe të ulni simptomat e tensionit.
Problemet e stomakut
Pini një gotë qumësht të shoqëruar me një lugë çaji (5 ml) vaj fare të zezë 3 herë në ditë për 5 ditë radhazi.
Diarrea
Përziej një lugë çaji (5 ml) vaj fare të zezë me një gotë kos, pijeni përzierjen 2 herë në ditë për 3 ditë radhazi.
Kolla dhe astma
Fërkojeni kraharorin me vajin e farës së zezë, dhe pini një lugë çaji (5 ml) vaj fare të zezë në mëngjes, mesditë dhe natën. Thith avujt e vajit të farës së zezë të hedhur në ujë të nxehtë.
Diabeti
Përziej një gotë me gjethet e lules lakërishtë, një gotë fara të zeza, gjysmë gote me lëkura shege dhe gjysmë gote gjethe të llojit fumaria. Bluajini në grirëse derisa të bëhen si pudër. Pini gjysmë luge çaji të kësaj përzierjeje me një lugë çaji (5 ml) vaj të farës së zezë para se të hani kafjallin. Përsëriteni këtë për rreth 1 muaj.
Sëmundjet e zemrës
Pini vaj të pastër të farës së zezë të shoqëruar me një lëng të nxehtë. Kjo ndihmon në shkrirjen e dhjamërave, hapjen e venave dhe arterieve.
Tëmthi dhe gurët në veshka
Grini tërësisht 250 gram fara të zeza dhe përzieni me 250 gr mjaltë të pastër. Merrni 2 lugë çaji të kësaj përzierjeje me ujë të ngrohtë. Kjo përzierje është mirë të shoqërohet edhe me një lugë çaji (5 ml) vaj fare të zezë çdo ditë para mëngjesit.
Impotenca seksuale
Përzieni 50 ml vaj ulliri dhe 50 ml vaj fare të zezë si dhe 50ml mjaltë të pastër. Përzini tërësisht dhe pini një lugë çaji nga kjo përzierje para çdo vakti buke. Kjo do të rikthej vitalitetin.
Rënia e flokëve
Fërko skalpin e kokës me lëng limoni dhe lëreni për 15 minuta. Lajini me shampo dhe ujë tërësisht dhe në fund thajini flokët. Më pas në skalpin e kokës përdorni vajin e fares së zezë dhe pini një lugë çaji (5 ml) të shoqëruar me çaj ose kafe.
Skuqja e kofshëve dhe e nyjeve
Lajeni zonën e skuqur me ujë dhe sapun. Thajeni zonën dhe fërkojeni me vajin e fares së zezë, lëreni kështu nga pasditja deri në mëngjesin tjetër.
Për lëkurë te shëndetshme
Përziej në mënyrë të barabartë vajin e farës së zezë si dhe vajin e ullirit. Fërkojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni kështu për rreth 1 orë, më pas lani me sapun dhe ujë.
Përtacia
1 deri 2 lugë çaji (5 deri 10ml) vaji fare të zezë të përzier me lëng portokalli çdo mëngjes ju ndihmon të jeni më aktiv gjatë gjithë ditës.
Përmirësimi i kujtesës
1 lugë çaji (5 ml) vaji farë të zezë të shoqëruar me 100 mg mente të zier mirë.
Për gjumë të qetë
Një lugë çaji (5 ml) vaj fare të zezë të shoqëruar me një lëng të nxehtë ju garanton një gjumë të qetë gjatë gjithë natës.
Përgatiti: Z. Huduti
(Revista “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 39-40)