Këshille e PytjePër jetë

Etika në teatër

Hyrje

Në vendet publike një mashkull (vlen edhe për femrën) i edukuar:

  • Shkon në kohën e duhur, zakonisht pak më parë, 15-20 minuta para fillimit të shfaqjes. Prandaj ai gjithmonë ka kohë të zhvishet pa u nxituar, të rregullohet, të blejë fletëprogramin dhe të zërë vendin e tij.
  • Kur shkon për të zërë vendin, kalon përgjatë radhës me fytyrë nga njerëzit e ulur.
  • Zë vendin e shënuar në biletë. Nëse vendin e kanë zënë dhe nuk pranojnë ta lirojnë, nuk shan, nuk bën sherr, por i drejtohet i qetë personelit të shërbimit.
  • Nuk bisedon gjatë shfaqjes, nuk troket me këmbë për të mbajtur taktin e muzikës.
  • Nuk ha gjatë shfaqjes, gjithmonë pret pushimin.
  • Në pushim nuk vrapon për në byfe duke shtyrë njerëzit me bërryla.
  • Nuk bërtet “bis” pas mbarimit të aktit (teatral), sepse e di që “bis” thërrasin në koncerte, atje ku mund të përsëritet kënga ose vallja.

Të ngjashme

Back to top button