Islamologji

EMRI FATIME…

EMRI FATIME

Pejgamberi i Allahut i kishte thënë Aliut r. a.: “A e di përse Fatimja e ka marrë mu këtë emër?” Kur Aliu e pyeti për shkakun, Pejgamberi s. a. v. s. u përgjigj: “Pasi që ajo dhe ata që e duan janë të mbrojtur nga zjarri.”

Hazreti Fatimetuz-Zehra është e njohur me dhjetë emrat e saj të meritueshëm, siç janë:

FATIME-e mbrojtur nga zjarri

SIDIKE-e sinqertë,

BATULA-e virgjër, e pastër,

ZAHIRA-ndriçuese,

MUBAREKE-e bekuar,

TAHIRE-e pastër,

ZEKIJE-e urtë,

MUKADESE-person i cili i drejton melekët,

ZEHRA-shumë e bukur; dhe

RADIJETUL MERZIJE – ajo që është e shpërblyer dhe e kënaqur nga kjo.

FËMIJËRIA E FATIMES

Kur ishte ende vajzë dhjetëvjeçare, ajo shkonte kudo nëpër Meke me Pejgamberin e Islamit, babanë e saj. Askush nuk priste që një vajzë t’i shkonte përkrah në një situatë të atillë sociale, politike dhe ideologjike. Por Fatimja e ndiente veten përgjegjëse për fatin e Revolucionit Islamik, megjithëse, për nga mosha, ajo nuk mbarte përgjegjësi. Kështu ajo ishte pjesëmarrëse në çdo përleshje; ishte e pranishme kudo që Pejgamberi i Islamit ndodhej i vetëm kundër armikut. Raste të tilla janë shënuar shumë. P. sh. njëherë kur armiqtë e Pejgamberit hodhën pluhur mbi kokën e tij nga një ballkon, ishte Fatimja ajo që e pastroi fytyrën e Pejgamberit dhe ishte ajo që e ngushëlloi atë.

Pejgamberi dhe familja e tij u shpërngulën në luginën e shkretuar për tre vite me radhë. Heronj të tillë si Sad ibn Ebi Vakkas (oficeri dhe komandanti i famshëm), edhe disa vjet më vonë, kur kujtonte ato ditë, dridhej me tmerr. Përgjatë asaj kohe, kur e gjithë përgjegjësia për bllokadën, burgimin, poshtërimin,vetminë, urinë dhe vështirësitë e tjera, qëndronin mbi shpatullat e Pejgamberit, Fatimja ishte aty. Ajo përkëdhelte nënën e saj të moshuar dhe babanë e saj hero, e madje ajo ngushëllonte motrat e saj më të mëdha! Ajo ishte burimi i vetëm i dashurisë, butësisë dhe entuziazmit në këtë luginë të tmerrshme, gjatë atyre viteve të rënda e të vështira. Kur Pejgamberi migroi në Medinë, ajo mbajti supet e saj vështirësitë e kohës së migrimit.

Të ngjashme

Back to top button